Ibrahim ibn Adhami (rahimehUllah), ishte një
dijetar i shekullit të tretë, një mësues dhe një shoqërues i Sufjan eth-Theurit
(rahimehUllah). Ai u pyet në lidhje me thënien e All-llahut të Lartësuar:
"Dhe Zoti juaj
thotë:
"M’u
lutni Mua, Unë do t'ju përgjigjem (lutjes tuaj)... " (Gafir, 40:60) "Kështu që ne bëjmë dua dhe nuk na pranohen”
Ai u tha atyre:
Ju e njihni
All-llahun, por ju nuk i bindeni Atij.
Ju e lexoni
Kuranin, por ju nuk veproni sipas Tij.
Ju e njihni Shejtanin,
por prapë ju jeni pajtuar me të.
Ju thoni se e doni
të Dërguarin e All-llahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, por ju e braktisni
Sunnetin e tij.
Ju thoni se e doni
Xhenetin, Por ju nuk veproni për ta fituar atë.
Ju thoni që keni
frikë nga zjarri, por ju nuk i ndaloni vetvetet tuaja nga mëkatet.
Ju thoni:
"Me të vërtetë vdekja është e vërtetë - hak"
por ju nuk përgatiteni për të.
Ju e zëni veten
tuaj duke gjetur (apo gjurmuar) gabimet e të tjerëve, por ju nuk i shikoni
gabimet tuaja.
Ju hani prej asaj që All-llahu ju ka furnizuar, por ju nuk e falënderoni Atë.
Ju e varrosni të vdekurin tuaj, por ju nuk
merrni mësim nga kjo.
Marrë nga Khushu fis-Salaat të Ibn Rexheb
el-Hanbeli (rahimehUllah)
Ndikimi i turpit në gjetjen e një burri të mirë për motrën Muslimane!
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Shejkh Salih el-Feuzan Allahu e ruajte
Të gjitha falënderimet i përkasin Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhammed (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), mbi familjen e tij, shokët e tij, dhe te gjithë ata që e ndjekin udhëzimin e tij deri ne Ditën e Gjykimit.
Në përpjekje për të gjetur një bashkëshort të përshtatshëm disa nga motrat tona Muslimane shpesh mbështeten në metoda të palejueshme dhe të ulta të tilla si, të lira në përzierjen me burrat, nëpërmjet internetit, si chat dhoma, faqe martese në internet, rrjetet sociale, dërgimin e fotografive dhe të tilla si këto etj.
Fatkeqësisht disa prej motrave tona kanë qenë të mashtruara për të besuar që kjo teknikë është më efektive për marrjen (apo gjetjen) e një bashkëshorti, duke hequr kështu prej vetes perden e turpit, modestisë, dhe dinjitetit.
O motra ime në Islam! Beso në Allahun dhe ndiq metodologjinë e bekuar të Islamit, kur ti të zgjedhësh një burrë.
Shejkh Salih Feuzan (Allahu e ruajtë) shpjegon se si Allahu e shpërblen një grua të turpshme dhe modeste me një burrë të mirë.
Shejkhu (Allahu e ruajtë) ka thënë ... Allahu i Lartësuar thotë në lidhje me ngjarjen e Musës ,عليه الصلاة والسلام:
“Dhe kur arriti tek uji i Medjenit, gjeti aty disa burra qe po u jepnin ujë (bagëtive) dhe aty pranë pa dy gra te cilat po i ndalonin mbrapa (tufën e tyre). Ai u tha:” Si është puna me ju?" Ata i thane: “ Ne nuk mund t’u japim ujë (tufës tone), derisa barinjtë te heqin (tufat e tyre). Dhe babai ynë është burrë tepër i thyer ne moshe.” (El-Kasas: 23) Deri në thënien e te Lartësuarit:
“Pastaj shkoi tek ai njëra nga dy (gratë) duke ecur e turpëruar. Ajo i tha:” Me te vërtete qe te kërkon babai im qe te mund te te shpërbleje ty për atë qe u dhe ujë për ne (tufës sonë).” Kështu kur shkoi tek ai dhe i tregoi ndodhinë, ai tha :” Mos u frikëso. Ti ke shpëtuar prej një populli Dhalimun (politeist, mosbesimtar, keqbërës)." (El-Kasas: 25) Kështu që turpi i këtyre dy grave i ndaloi ata nga përzierja me burrat në gropën e ujit, kështu që ata priten derisa një bari u shfaq, deri atëherë ata nuk ishin në gjendje për t'i dhenë ujë kopesë së tyre pa u përzier me burrat.
Dhe kur babai i tyre e dërgoi njërën prej tyre për te Musa alejhi sel-lam, për ta kërkuar atë që të takohet me babain e tyre, ajo erdhi tek Musa عليه الصلاة والسلام, me turp (dmth, e turpshme).
Rezultati ishte se Allahu i Lartësuar, e zgjodhi atë (gruan e turpshme) si një bashkëshorte për të Dërguarin e Tij, për Musen عليه الصلاة والسلام, për atë që Ai i ka folur direkt. Ky pra ishte rezultati i saj (shpërblimi) si shkak i qëndrueshmërisë së saj në mbartjen e turpit dhe të druajtjes, dhe duke u larguar prej përzierjes me burrat. Ashtu si Allahu i Lartësuar thotë:
"Gratë e pastërta janë për burrat e pastër, dhe burrat e pastër janë për gratë e pastërta". (En-Nur :26) Kjo ndodhi (ngjarje) paraqitet në Kuranin Fisnik për t'u marrë nga ana e besimtareve si një shembull i drejtë deri në Ditën e Gjykimit.
Fjalimi i Shejkh Salih el-Feuzan ( hafidhahullaah) është nxjerrë nga faqja e tij zyrtare.
Shejkh Muham-med ibn Salih el-Uthejmin hafidhehUllah
Pyetje: Allahu
të shpërbleftë me të mira. Abdul Mexhid Muham-med ka
një pyetje. Ai pyet, "Cili është dallimi
mes Xhinnëve dhe Shejtanëve? A janë ata të njëjtat specie?
“
Përgjigje: Sa
për Shejtanët, ata mund të jenë nga Xhinnët dhe qeniet
njerëzore. Kjo është e njëjtë me thënien e Allahut Aze ue xhel, ku
thotë:
“Dhe kësisoj Ne kemi
caktuar për çdo Pejgamber armiq - shejtanëtnga njerëzit
dhe xhinët duke frymëzuar njëri-tjetrin me fjalë të
stolisura për mashtrim. Po
të kishte dashur Zoti yt, ata nuk do ta kishin bërë atë, kështu
që lëri ata në të tyren
me trillimet e tyre.”[
En-Aam 6;112]
Dhe
ndonjëherë shejtanët janë ndër ata që nuk posedojnë
inteligjencë siç gjendet në thënien e Pejgamberit
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem),
''Qeni i zi është shejtan'' (Muslimi 1165)
Xhinnët janë pasardhës të
Iblissit . Allahu Aze ue xhel, thotë:
“… A do
të zgjidhni ju atëherë më mirë atë (Iblisin) dhe
pasardhësit e tij mbrojtës e ndihmues sesa Mua,
ndërkohe që ata (Iblisi dhe pasardhësit e tij) janë armiq të
hapur për ju ? Sa i poshtër është këmbimi për Dhalimunët (idhujtarët,
politeistët, dhe zullumqarët,etj)”[El-Kehf 18;50]
Këndvështrimi i Sahabëve për Nikabin e gruas Muslimane
Pyetje nr 6:
[Vazhdimi i një diskutimi në lidhje me gruan që mbulon
fytyrën e saj ]
Shejkh: El-Albani rahimehUllaah, përgjigjet:
"Ibn Abbasi dhe Ibn Umer, nga më kryesorët e Sahabëve
radija_Allahu anhum, e shpjeguan ajetin:
"... Përveç vetëm asaj që është dukshme
"[1]
Që janë fytyra dhe të dy duart. Dhe ata (të cilët
pretendojnë se një femër duhet ta mbulojnë fytyrës së saj) nuk kanë gjetur
as edhe një transmetim të vetëm autentik (të saktë) prej Sahabëve me anë të
cilës ata mund ta mbështesin opinionin (mendimin) e tyre se është Uaaxhib (obligim) që gruaja të
mbulojë fytyrën e saj ". [2]
[1]"Thuaju edhe besimtareve të ulin
shikimin e tyre (nga të veshtruarit e gjërave të ndaluara), dhe ti mbrojnë
vendet e turpit (nga shikimi ,veprimet e paligjshme e imorale ne marredhenie me
to) si dhe të mos i nxjerrin hapur zbukurimet e tyre përveç asaj që eshtë e
dukshme ... " {Sure
un-Nur, 24:31}
[2] Sa për një shpjegim më të detajuar rreth kësaj çështje,
referojuni librit të Shejkhut me titull : "Xhilbabi i gruas Muslimane
siç është në Ku'ran dhe Sunnet."
Burimi: silsilat ul-huda ue nur - vargu udhëzimi dhe drita
kaseta nr. 135
Mosha e përshtatshme për martesë Shejh Abdul-Aziz Bin Baz
RahmetUllahi alejhi
Pyetje: Cila është mosha e përshtatshme për martesë për burrat dhe
gratë, për shkak se disa motra të reja nuk e pranojnë martesën me ata që janë
më të mëdhenj në moshë se ato? Gjithashtu, disa vëllezër nuk dëshirojnë të
martohen me motra që janë më të vjetra se ata. Ne kërkojmë një përgjigje nga
shkëlqesia juaj, Allahu ju shpërbleftë me të mira.
Përgjigje: Unë i këshilloj gratë e reja të mos e refuzojnë martesën me një
burrë për shkak të moshës së tij, si për shembull dhjetë, njëzet apo tridhjetë
vjet më i vjetër sesa ajo. Kjo nuk është një arsye, sepse i Dërguari
(alejhis-salatu ues-sel-lem), është martuar me Aishen Allahu qoftë i kënaqur me
të, kur ai ishte pesëdhjetë e tre vjeç dhe ajo ishte nëntë vjeçe. Pra, të jesh
më i vjetër në moshë nuk të dëmton. Nuk është gjynah që gruaja të jetë më e
vjetër, dhe as nuk është gjynah që burri të jetë më i vjetër, sepse Pejgamberi
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), u martua me Hatixhen Allahu qoftë i kënaqur
me të, kur ajo ishte dyzet vjeçe dhe ai ishte njëzet e pesë vjeç, kjo para se ti zbriste atij shpallja. Kjo ishte Hatixhja pra Allahu qoftë i kënaqur me të,
ishte pesëmbëdhjetë vjet më e vjetër se ai (sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem). Pastaj ai u martua me Aishen, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur
ajo ishte e vogël - gjashtë apo shtatë vjeçe dhe ai ishte pesëdhjetë e tre
vjeç.
Ka shumë nga ata që flasin nëpër
radio apo televizione që mundohen ti largojnë njerëzit, nga martesa mes grave
dhe burrave të moshave të ndryshme kjo është e gjithë e gabuar, dhe duke thënë
se është e gabuar, nuk është e lejuar për ta që ta thonë ketë gjë. Është e
detyrueshme për një grua që të shohë tek burri i saj (i ardhshëm), dhe në qoftë
se ai është i drejtë dhe i përshtatshëm, ajo duhet të bie dakord, edhe nëse ai
është më i vjetër sesa ajo. Njëkohësisht, një njeri duhet të përkushtohet që të
gjejë një grua të drejtë dhe besimtare, edhe nëse ajo është më e vjetër se ai,
në qoftë se ajo është ende e re dhe pjellore.
Me pak fjalë, mosha nuk duhet të
jetë një justifikim dhe ajo nuk duhet të konsiderohet diçka e turpshme, për aq
kohë sa burri është i drejtë dhe gruaja është e drejte.
Shejh: Abdul-Aziz Bin Baz rahmetUllahi alejhi
Fetaua Islamijeh: Libri i martesës,vol 5, fq 169/170
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 2011 teme e ngjashme Përgjigje lidhur me martesën e Profetit me Aishen kurë ajo ishte vetëm 9 vjeçe.
Nga Shejkh Muhammed El Akil hafidhehUllah
Shejkh Muhammed bin el Hadi el-Medhkali hafidhehUllah, lexon pyetjen:
Pyetësi thotë: Cila është përgjigjja më e mirë për t'iu përgjigjur me të një Mobesimtarit kur ai me pyet mua për martesën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, me Aishen radija_Allahu anhu kur ajo ishte vetëm nëntë vjeçe?
Shejkh Muhammed El Akil hafidhehUllah, përgjigjet:
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, është më i ditur se ne dhe se ai kafiri. I thuhet këtij kafiri perëndimor: Çfarë po ndodh me bijat tuaja sot? Cila është gjendja e bijave tuaja? O një fatkeq. Vajto për veten tënde o njëri fatkeq, nëse ti do të vajtosh. Se statistikat perëndimore nuk gjejnë as edhe një virgjëreshë në shkollat tuaja të mesme (dhe as në të gjitha shkollat), kurrë. Këto janë statistikat e tyre (perëndimorëve).
Nëse më turpëron (më shan) tek ti një imoral atëherë kjo është dëshmi për mua se jam i rregullt.
Ne e kemi paraqitur këtë për mjekët të cilët janë specialistë. A dëmtohet një vajzë e re që të martohet herët nëse ajo e ka arritur pubertetin? (Përgjigje) Jo. Kjo nuk e dëmton atë aspak. Kjo është ajo që mjekët thanë.
Kjo çështje është shumë normale. Kur vajza të arrijë pubertetin (moshën e pjekurisë), edhe nëse ajo është nëntë vjeçare, për të, që ajo të martohet nuk e dëmton atë asgjë, nuk e dëmton atë asgjë.
Kjo nuk është ndonjë gjë për t'u turpëruar prej saj. Turp është për vajzën për të bërë Zina (imoralitet) me dashnorin e saj në krevatin e babës dhe nënës së saj me asnjë mosmiratim. Kjo është diçka që të jetë e turpshme. Sa për atë që tregon prirja e natyrshmërisë së njeriut (Fitra), dhe se njerëzit e mençur kanë rënë dakord për lejueshmërinë e saj (dmth martesës), atëherë kjo nuk është asgjë për t'u turpëruar me të.
Thirrja në
Teuhid i bashkon zemrat Shejkh Abdul-Aziz Aalish-Shejkh rahimehUllah.
Pyetje:
Çfarë thoni ju lidhur me ato që thonë:
'' Ne i humbëm njerëzit me fjalën Teuhid''?
Përgjigje:
Kjo thënie nuk është e saktë.
Teuhidi
(Njëshmëria e Allahut) është ajo që i bashkon përfundimisht zemrat, dhe i bën
radhët e Muslimanëve një, dhe e bën popullin Musliman një Umet të bashkuar.
Ne nuk do të jemi
një Umet i bashkuar përderisa ne të jemi nga ata të cilët e adhurojnë Allahun Subhanehu ue Te'ala Një të Vetëm, duke e bërë adhurimin tonë të sinqertë vetëm për Të.
Allahu
i Lartësuar thotë;
''Ata dëshirojnë që të besh ujdi (në fe nga mirësjellja jote)
me ta, në mënyrë që edhe ata të bënin ujdi me ty.'' (El-Kalem, 68:9)
Do të thotë që paganët (idhujtarët) do të dëshironin që ju të
braktisnit Teuhidin (adhurimin e Allahut Një të vetëm) dhe që ju të mos e
shpallni shkëputjen tuaj nga politeizmi, kështu që ata do të kënaqem me ju dhe
ju duan. Por përkundrazi Teuhidi është i nevojshëm, dhe ai që e don atë le ta
doje dhe ai që e urren atë le ta urrejë atë.
Pyetje:
Cili është gjykimi mbi dikë që tallet me një grua Muslimane qe ka te veshur hixhabin e duhur sipas Islamit ,ose e përshkruan atë si një fantazmë apo dhe fjalë te tjera fyese të ngjashme me këtë?
Përgjigje:
Kushdo që tallet me një burrë apo grua Muslimane për zbatimin e Sheriatit Islam, është Kafir (mosbesimtar). Kjo është pa marrë parasysh nëse ata janë duke bërë shaka me një grua Muslimane të veshur me hixhabin e duhur islam ose për çfarëdo çështje tjetër të Sheriatit. Abdullah ibn Umer (Allahu qoftë i kënaqur me ata dy) transmeton se: Gjatë fushatës në Tabuk një njeri ka thënë në një kuvend (grumbull njerëzish),
"Unë nuk kam parë kurrë askënd si këto lexuesit e Kuranit tone. Ata kanë barqe të mëdha, dhe me gjuhet më të gënjyera dhe ata janë më frikacakët kur ndeshen me armikun. "Një burrë tjetër i tha:" Ti po gënjen dhe ti je një hipokrit. Unë patjetër do ti them të Dërguarit te Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) per ketë që ju keni thënë ".Lajmi kishte mbërritur të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), atëherë ju shpall Kurani (në lidhje me këtë incident ). Abdullah ibn Umer tha se: "Unë e pashë atë (burrin) të kapur për shalën e devesë së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), duke ja penguar kalimin me gurë dhe ndërkohë që i thoshte:" O i Dërguari i Allahut, ne ishim vetëm duke luajtur dhe tallur "i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte duke lexuar ajetin Kuranor :
{Ne qofte se i pyet ata (për këtë gjë), atëherë shprehen hapur:’’Ne vetëm po flasim kot dhe për shaka.” Thuaju:”A me Allahun (Aze ue Xhel), me Ajetet e Tij (provat, shenjat, shpalljet) dhe me te Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) po talleni?”
(Teube,9:65)
{Mos falni aspak; ju (hipokrite) keni mohuar pasi patet besuar e nëse Ne falim disa prej jush, Ne do te ndëshkojmë te tjerë nga mesi juaj, sepse ishin Muxhrimune (mosbesues, politeiste, kriminele).} (Teube,9:66)
Kështu që përqeshja e besimtarëve është baraz me përqeshjen e Allahut, argumentet e Tij dhe të Dërguarit të Tij.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe Shokët a tij!
Komisioni i Përhershëm i Dijetareve për kërkime shkencore dhe 'Ifta
Abdul-`Aziz ibn `Abdullah ibn Baz
Abdullah ibn Ghudejan
Abdullah ibn Qa`ud
Abdul-Rezzak Afify
(Allahu i Mëshiroftë te gjithë)
Burimi: Al Ifta
Përshtatur dhe përkthyer nga : Arbrit Kraja / Ebu Jusuf Shkoder 2011
Disa njerëz e kanë bërë atë zakon të
tyre që tu vishen vajzat e tyre me veshje të shkurtër, të
shtrënguar që përshkruan trupin e saj, qofshin ata të
reja apo të vjetra. Unë shpresoj se ju mund ti udhëzoni dhe
këshilloni njerëzit e tillë.
Përgjigje:
Është obligim për një person që të vëzhgojë përgjegjësinë
tij. Për te është që ti frikësohet Allahut dhe të
parandalojë të gjithë ata të cilët kanë kontroll mbi vajzat e tij
dhe prej veshjes së tyre me rroba të tilla, sepse
është transmetuar nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi
ue sel-lem), se ai ka thënë:
"Dy lloje prej banorëve të Xhehenemit unë
nuk i kam parë akoma ..."
Pastaj ai
përmendi:
"...gra të
veshura, por të zhveshura, tërheqëse në ecjen e
tyre, dhe kokat e tyre prijnë sikurse kurrizet e deveve. Ata
nuk do të hyjnë në Xhennet apo të ndjejnë aromën e
Tij ..."
Këto gra që veshin funde të
shkurtra janë të veshura, sepse ata janë të veshura
me rroba, por ata janë të zhveshura për
faktin që pjesët e tyre private janë të
ekspozura. Sepse i gjithë trupi i një femre, është auret
i saj në lidhje me shikimin nga jo mahremët, duke
përfshirë këtu fetyrën duart dhe këmbët e saj. Në mënyrë të ngjashme, e
zveshur është ajo grua që vesh rroba të shtrënguara (ngushta), edhe pse
ajo duket se është e veshur por në realitet ajo është e
zhveshur, sepse përshkrimi i detajuar i formës së trupit të
saj në veshjen e ngushtë, është lakuriqësi. Për një grua është që të
ketë frikë Allahun dhe të mos i zbulojë bukuritë e saj.
Ajo nuk duhet të shkojë në tregje përveçse e
veshur me rroba që njerëzit mos të kthejnë kokat nga ajo, dhe
ajo nuk duhet të parfumoset që të mos i tërheqin
meshkujt me ç'rast ajo do të kishte frikë
se ajo është një grua e pa ndershme (zinaqare).
Për gruan Muslimane është që të mos e
lërë shtëpinë e saj, përveçse për një kërkesë më nevojë. Dhe
në qoftë se ajo e lë shtëpinë e saj për atë nevojë ajo nuk duhet të
dalë e parfumosur, e zbukuruar apo të ecin në një mënyrë
të pa moralshme (të poshtër). Le të jetë e ditur se i Dërguari
i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
" Unë nuk kam lënë prapa meje një
fitne (Sprovë) më të dëmshme për burrat se sa
gratë."
Sprova e femrave është
e madhe dhe pothuajse askush nuk është i sigurt nga
ajo. Është dhe i
takon popullit tonë Musliman për të mos ndjekur shtigjet
dhe rrugët e armiqve të Allahut, të tillë si çifutët,
Krishterët dhe të tjerët. Sepse me të vërtetë, kjo
çështje është me rëndësi të madhe. Është transmetuar
prej Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) se ka
thënë:
"Vërtetë që
Allahu i jep afat një shtypësi deri në kohën
që ai e kapë atë, atëherë ai nuk e lejon atë që
të shpëtojë."
Ai pastaj lexoj fjalët e më të Lartësuarit:
{I
tillë është Mbërthimi (Ndëshkimi i ashpër) i
Zotit tënd, kur Ai mbërthen vendbanime,kur
ato punojnë të gabuarën. Vërtet që
idhimshëm shumë, tepër i ashpër është Mbërthimi i Tij.} [Hud:102]
Këto propagandues të Islamit që thërrasin
për zbulimin e fytyrave të grave dhe përzierjen e lirë
të burrave dhe grave janë në devijim të qartë dhe
injorancë të madhe, sepse ato janë në kundërshtim me
udhëzimin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ata
janë injorantë dhe/ose flasin injorancë , për atë
që ka ndodhur në ato vende që kanë qenë të prekura
me këto çështje. Ata kërkojnë arratisje (të largohen) nga
kjo fatkeqësi, por si është e mundur për ta, kur ata
morrën një qëndrim të tillë? Ajo u është bërë
një zakon që nuk do të ndryshohet, përveçse me një
përpjekje të madhe. Dhe Allahu është Ndihmëtar.
Fetaua Islamije në lidhje me Fëmijët Muslimanë
fq.152, Shejkh Muhamemed Ibn Salih El Uthejmin rahimehUllah
[Fetaua Manar el-Islam: 3/809]
hayyakAllah noble Shaykh
Saalih. And may you be reward for us. And we thank our Islamic university that
has been granted succsess and its chancellor. And the deanship of graduate
studies, for these kinds of beneficial meetings.
So may they be rewarded and
have their reward doubled.
Noble shaykh with regard to
that what has preceded a little while ago.
And that is the speech about
beginning with inviting people to the tawheed and the sunnah.
And that it “chases”
people away.
There is a question that
they pose at us, the teachers. And this is very good and blessed occasion. We
would like your children to listen to your directions with regard to another
point. That has spread and is mentioned. And it has been answered but at this
blessed congregation, mentioning it is good. And that is that the da’wah of
shaykh Muhammad ibn Abdul-Wahaab,rahmetullahi teala alejhi, come to make takfir
upon the Muslims and the societies. So we would like you to explain this
statement that is being attributed to this da’wah. By which Allah has brought
great benefit. And may Allah reward you with good.
Shaykh al-Fawzan:
May Allah bless you.
I have pointed this out. I
have pointed this out briefly.
Those that say about the
shaykh that he brought a new way.
I said:
I challenge you that you
show us what this new methodology is. By which the shaykh left the way of the
people of knowledge and the salaf as-saalih. Show us this. As for (all the
things) that is being said about the shaykh, this is not strange.
Those (accusations) were
made against the prophets. They were described as being crazy. And being
magicians and that they were liars. They were described with many (false)
attributes.
The imams were described
with some of these (accusations). And from them is shaykh Muhammad ibn
Abdul-Wahaab.
And this is not strange and
does not hurt the shaykh. Rather he will be raised by Allah because of it.
Allah will rise him because
of it. And the one who says that he makes takfir upon the Muslims. And that he
did ‘this or that’…etc. we say these are the books of the shaykh they are
present. His books are available and all praise is due to Allah.
Bring us evidence from his
books that he makes takfir upon the Muslims. He only makes takfir of those that
Allah and His Messenger declared as being kufaar.
And which the Muslims are in
agreement of their being kufaar. As for him being independent in a matter and
that he makes takfir because of it. Without being preceded by the people
of knowledge. And without a proof in neither the book of Allah nor the sunnah
of his Messenger. Then this is a false accusation. It will not be looked back
upon it. Nor it will get any attention.
Bring us from the speech of
the shaykh that which confirms that what you say. And these are his books which
are with us now.
And you should not listen to
the things that are being said about a person from the scholals. Without
returning back to his speech and his writings.
End.
Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër - Albania
Shejkh Muham-med ibn hadi el-Medkhali hafidhehUllah, i kërkon Shejkh Salih
el-Feuzan hafidhehUllah, të mbajë një fjalim ndaj akuzave që hidhen ndaj Shejkh Muhammed ibn
Abdul-Uehab rahimehUllah.
Shejkh Salih el-Feuzan hafidhehUllah:
Bën me shenjë në drejtim të: Muham-med ... Shejh Muhammed.
Shejh Muhamed ibn hadi el-Medkhali:
Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuh.
Haj’jekAllah Shejkh i nderuar Salih. Për këtë ne të
falenderojmë ty, si dhe Universitetin tonë Islamik, që i është dhënë sukses
bashkë me rektorët e tij, si dhe dekanët e diplomuar për studime, për këto
lloj takimesh të dobishme.
Ata u shpërblefshin me të mira dhe shpërblimi i tyre u
dyfishoftë për këtë.
Shejh i nderuar në lidhje me atë që ka paraprirë pak kohë më parë.
Dhe këtu është fjala për fillimin e thirrjes së njerëzve për në Teuhid dhe
Sunet.
Dhe se kjo "i çon" njerëzit larg.
Ketu është një pyetje që ata e paraqesin tek ne si
mësues. Dhe ky është nje rast shumë i mirë dhe i bekuar për ta përmendur
këtu. Ne do të dëshironim, si fëmijët tuaj për të dëgjuar udhëzimin dhe
këshillën tëndë në lidhje me një pikë tjetër.
Kjo është përhapur dhe është përmendur, dhe ka marrë përgjigje
por në këtë asamble (grumbullim) të bekuar, përmendja e saj është me
dobi. Dhe kjo është se Daueti i Shejkh Muhammed ibn Abdul-Uehab
RahmetUllahi teala alejhi, ka ardhur për të bërë tekfir mbi Muslimanët dhe
shoqërinë. Pra, ne do të donim nga ti që të na shpjegosh ne këtë thënie që
është duke ju atribuar këtij daueti, me të cilin Allahu ka sjellë dobi të
mëdha. All-llahu ju shpërbleftë me të mira.
Shejkh el-Feuzan:
Allahu ju bekoftë.
Unë e kam theksuar këtë më parë. Unë e kam theksuar këtë në një kohë të
shkurtër.
Atyre që e thonë këtë në lidhje me Shejkhun, që ai solli një mënyrë të re
(daueti) unë ju thashë:
Unë ju sfidoj ju, që ju të me tregoni se çfarë është kjo metodologji e
re, me të cilen Shejkhu e ka lënë rrugën e njerëzve të dijes dhe Selef us-Salih.Na
e tregoni këtë. Sa për të gjitha ato gjëra, që janë thënë në lidhje me
Shejkhun, kjo nuk është diçka e çuditshme.
Këto akuza janë bërë kundër Profetëve alejhi salatu ue sel-lem. Ata u
përshkruan si të çmendur, magjistarë dhe gënjeshtarë. Ata u përshkruan dhe më
me shumë atribute (false).
Imamët (Dijetarët tanë) janë përshkruar me disa prej këtyre akuzave. Dhe
prej tyre është dhe Shejkh Muhammed ibn Abdul-Uehab.Dhe kjo nuk është e
çuditshme dhe nuk e dëmton Shejkhun, përkundrazi ai do të ngritet nga All-llahu
për shkak të kesaj.
All-llahu do ta rrisë gradën e tij për shkak të
kësaj. Dhe ai që thotë se ai bën tekfir mbi Muslimanët dhe se ai e bëri
"këtë apo atë"... etj, ne i themi se këto janë librat e Shejkhut, ata
janë të pranishëm në mesin tonë. Librat e tij janë të disponueshem dhe i
gjithë falënderimi i takon All-llahut.
Të na sjellin dëshmi nga librat e tij, se ku ai e bën këtë tekfir mbi
Muslimanët. Ai vetëm bën tekfir ndaj atyre që All-llahu dhe i Dërguari i Tij
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i shpallën si kufarë.
Dhe në atë, mbi të cilën Muslimanët kanë rënë dakord se ata
janë kufarë.
Sa për atë që ai është i pavarur në një çështje dhe se ai bën
tekfir për shkak të saj, pa u paraprirë nga njerëzit e dijes dhe pa
asnjë provë prej Librit të Allahut dhe Sunetit të Dërguarit të Tij
Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, atëherë kjo është një akuzë false. Kësaj ne
nuk duhet t’i hedhim asnjë vështrim. Dhe se ajo nuk duhet të tërheqë
ndonjë vëmendje.
Na sillni ne një fragment nga fjala e Shejkhut që e konfirmon
atë që ju thoni. Dhe këto janë librat e tij RahmetUllahi teala alejhi, të
cilat janë prezent me ne tani.
Dhe se ju nuk duhet ti dëgjoni gjërat, që janë duke u thënë në lidhje me një
person prej Dijetareve, pa u kthyer përsëri fjalimit dhe shkrimit te tij.