Friday, March 9, 2012

Ai humbi gruan dhe Fenë e tij


Ai humbi gruan dhe Fenë e tij
Ibn Kajim (rahimehUllah) transmeton se:



Është transmetuar se në Egjipt, ishte një burrë që i mirembante xhamitë, duke e bërë thirrjen (ezanin) për namaz, etj. Ai ishte gjithashtu një person i bindur dhe adhurues i devotshëm.

Një ditë si zakonisht, ai u ngjit në minare për të bërë thirrjen për namaz. Poshtë minares ishte duke qëndruar një grua e Krishterë. Ai e pa atë, dhe ai u josh nga shikimet e saj. Keshtu ai zbriti prej minares, shkoi tek ajo dhe hyri në shtëpinë e saj.



Ajo i tha atij: "Kush jeni ju, dhe çfarë doni?"

Ai u përgjigj: "Unë te dua ty."

Ajo tha: "Pse?"

Ai tha: "Ti ke robëruar sytë e mi dhe me ke kapluar zemrën time."

Ajo tha: "Unë kurrë nuk do t'i përgjigjem dëshirës tënde në një mënyrë të dyshimtë."

Ai tha: "Dakort, atëherë unë do të martohem me ty."

Ajo tha: "Ju jeni një Musliman, dhe unë jam një e Krishterë. Babai im kurrë nuk do të më lejoj të martohem me ty ".

Ai tha: " Atëherë unë do të bëhen i Krishterë."

Ajo tha: "Nëse dëshiron ta bësh këtë, atëherë le të martohemi."

Kështu që, ky njeri u bë një i Krishterë në mënyrë që të martohej me atë grua, dhe jetoi me familjen e gruas në shtëpinë e saj. Më vonë, po atë ditë, ndërsa ai ishte në çatinë e shtëpisë, ai ra nga kulmi dhe vdiq pa e shijuar nusen e tij të re. Pra, ai e humbi gruan, dhe Fenë e tij. "



Ed-Da’ ued-Daue, fq.127 e Ibn el-Kajim el-Xheuzije (rahimehUllah)
http://salaf-us-saalih.com/2012/02/29/h ... -religion/



Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.