Këshillë për një burrë që e trajton gruan e tij me ashpërsi
Shejkh Ubeidullah El Xhabiri (hafidhahUllahu ue Teala)
Burimi: pyetje - përgjigje në një konferencë e mbajtur në
Xhaminë Ebu Beker Es-Siddik në Dekatur Gjeorgjia.
Pyetje:
Mbasi unë u udhëzova ne rrugën e drejtë, unë kam qenë i ashpër me gruan time. Kam pasur pak dije dhe kam vepruar me të. Unë e detyroja atë për të bërë gjëra që ajo nuk ishte gati për to . Përveç kësaj, unë kryeja mëkate, të cilat gjithashtu bënë që imani dhe ndjenjat e saj ndaj meje të ulen. Kjo bëri që besimi i saj të bjerë. Dyshimet e saj u rritën aq shumë saqë ajo u bë e trembur ndaj dijes. Unë bëra teubeh për keqtrajtimin që i bëra asaj dhe tani unë jam i butë me të. Me butësinë time, unë e lejoj atë që të bëjë gjëra, me të cilat unë nuk pajtohem. Të tilla si: Ajo e ka hequr nikabin e saj. Ajo falet dhe mëson përmendësh Kuran, por nuk është e shqetësuar më të kerkoje dije. Si mund ta kthej une atë në këtë rruge te drejtë, pa e lejuar atë të bëjë gjëra me të cilat unë nuk pajtohem? Si mund ta ndreq sërish rolin tim dhe ta inkurajoj atë për në rrugen e drejtë dhe në kërkimin e dijes? Ju lutem më këshilloni mua o Shejkh.
Përgjigje:
Ju duhet të jeni i butë me të, dhe të përpiqeni shumë që ajo të shoqerohet me motra të mira Selefije, të cilat do ta ndihmojnë ate, që ajo të jetë më mirë Insha'Allah .
Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
Shkodër
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.