Wednesday, March 21, 2012

Martesa me deshmi te rreme


Martesa me dëshmi të rremë  

Pyetje: 
Unë kam një motër dhe babai im e martoj me dikë pa kërkuar mendimin e saj dhe pa  kënaqësinë e saj per të. Ajo është njëzet e një vjeçe dhe babai bëri një dëshmi të rreme për kontratën e martesës  duke thënë se vajza pajtohet me martesës ... Pra, çfarë është  gjykimi në lidhje me këtë kontratë martese ...?

Përgjigje:
Megjithatë duke thënë se gjykimi me i saktë mbi këtë çështje është se nuk është e lejueshme  për babain apo ndonjë tjetër që të detyrojë vajzën për martesë me dikë që ajo nuk dëshiron edhe nëse ai është i përshtatshëm, sepse i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: 

Mos e martoni  të virgjëren derisa leja e saj është kërkuar”. 

Dhe kjo është e përgjithshme  dhe se askush nuk është përjashtuar nga kjo, jo edhe vete kujdestarët e saj. Është transmetuar në Sahihun e Muslimit: se të virgjëres edhe vete babai i saj duhet që ti kërkojë pëlqimin e saj.

Shejh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin (rahimehUllah) Fetava el-Mar'ah Vol.1. fq.47 

Përshtati dhe përktheu nga Anglishtja: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 2012
Albania

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.