Menstruacionet dhe namazi
Të gjitha llojet e namazit, obligim apo Synet, janë të ndaluara për gratë në kohen e
menstruacioneve. Nuk është obligim për gruan për ta falur namazin përveç nëse ajo mund të
kryeje (fale) një rrekat të plotë "brenda kohës së parashikuar të namazit. Për të ilustruar këtë
po marrim parasysh këto dy shembuj:
Shembull i parë:
Një grua ka menstruacionet e saj menjëherë pas perëndimit të diellit. Megjithatë, ajo ishte
e pastër për një periudhë kohe të mjaftueshme sa për të kryer (fale) një "rekat nga namazi
(akshamit) . Por pasi ajo të jetë plotësisht e pastër, pas përfundimit te ciklit ajo duhet të plotësojë namazin e akshamit të saj. ( ketë aksham qe i erdhën menstruacionet asaj ,por pas një periudhe kohore te mjaftueshme sa për te falur një rekat te vetëm nga bërja e akshamit deri ne momentin qe kësaj i erdhën menstruacionet).
Shembulli dy:
Menstruacionet e një gruaje u ndaluan para lindjes së diellit dhe brenda një
kohë të mjaftueshme për të,sa për të falur një 'rekat te vetëm nga namazi i sabahut (Agimi). Por pasi ajo te jete pastruar plotësisht , atëherë ajo duhet të fale namazin e sabahut.
Në të dy shembujt, nëse koha nuk është e mjaftueshme për të,sa që të kryej (fale) një rekat te vetëm, atëherë nuk është e obligim mbi të për të falur namazin sepse Pejgamberi (Sal lAllahu alejhi ue selem) ka thënë:"Kushdo që mund të kape një rekat (namaz) 'te vetëm (në kohën e duhur) ai ka marrë namazin’’26 ". Ky hadith nënkupton se kushdo që nuk mund te kryeje (fale) një rekat nga namazi
në kohën e duhur, atëherë ai nuk ka namaz .
rasti:
Supozojmë një grua mund të kryeje (fale) një rekat (namaz) 'nga namazi i Ikindisë në kohën e saj të duhur. A është atëherë obligim mbi të për të falur namazin e drekës (mesditës) me namazin e Ikindisë (pasdite)? ose në qoftë se një grua mund te kryeje (fale) një rekat (namaz) 'te Jacisë ne kohen e duhur të saj ,a është obligim për te atëherë që ajo të falin namazin e akshamit me të jacisë?
Ka mosmarrëveshje në mesin e dijetarëve në lidhje me këto çështje. Megjithatë vendimi me i drejtë (sakte) është se ajo duhet vetëm të kryejë atë që ajo është në gjendje për të marrë (kapur ne kohen e vet) ne të veçantë,d.m.th. ne kohen, namazin e ikendise dhe jacisë vetëm. Kjo është e bazuar në hadithin e Profetit (Sal lAllahu alejhi ue selem): "Kushdo që mund të kape një rekat (namaz) 'nga namazi ikendise para perëndimit të diellit, atëherë ai ka marrë (kapur) Ikindisë ". (të rënë dakord) 27.
Ai (Sal lAllahu alejhi ue selem) nuk tha "pastaj ai / ajo ka marrë (kapur) dreken dhe namazin e Ikindisë!"
Ai nuk e përmend se është obligim për të bërë (fale) namazin e drekës.
Kjo është pozita e shkollave të mendimit të Imam Malikut dhe Imam Ebu Hanifes.28
Burimi nga libri:
Gjakderdhja e natyrshme e gruas
Anglisht :
NATURAL BLOOD
OF WOMEN
From :
Shaykh :Muhammad bin Salih Al-Utheimeen (RahmetUllahi alejhi)
26: Sahih el-Buhari (arabisht-anglisht), V.1, F. 322, Hadith # 554.
27: Sahih Muslim (anglisht: përkthyer nga Abdul Hamid Sidiki dhe botuar nga Dar Al-Arabi, Bejrut-
Liban) V. 1, F. 298, Hadith # 1266.
28:Ebu Hanife el-Nu'man Ibin Thabit Ibn Zouta (80-150 Hj/700-770 CE), një nga dijetarët e mëdhenj te Islamit. Ai ka lindur në Kufah dhe vdiq në Bagdad. Ai e pa, Sahabin Enes Bin Malik, kur ky i fundit erdhi në Kufah. Ai ishte një dijetar i devotshëm i cili respektonte hadithin e Profetit (Sal lAllahu alejhi ue selem) deri në shkallën që ai nuk do të transmetonte asnjë hadith përveç nëse ai e dinte nga zemra. Ai e konsideronte hadithin më lart se fjalën e tij.
Ai nuk i ka thirrur njerëzit që ta ndjekin atë verbërisht.
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.