A janë
Dijetarët nën presionin e sundimtarëve ?
Shejkh Salih ibn Feuzan ibn
Abdilah el-Feuzan hafidhahUllah, është pyetur:
"I nderuar dhe i respektuar Shejkh!
Ju dhe vëllezërit tuaj, Dijetarët Selefi të këtij vendi (Mbretërisë së Arabisë
Saudite), lavdërimi i takon Allahut Azze ue Xhel, si dhe për mënyrën tuaj të
këshillimit ndaj sundimtarëve e cila është sipas Sheriatit, ashtu sikurse i
Dërguari i Allahut (Sal-lAllahu alejhi sel-lem) na ka shpjeguar / mësuar.
Dhe ne nuk i japin askujt një status përmbi statusin që Allahu i ka dhënë atij.
I nderuar Shejkh ka nga ata njerëz
që e shohin si një defekt nga ana juaj ( e Dijetarëve ), atë që ju nuk i
kritikoni haptazi shkeljet dhe dhunën që ndodhë, dhe ka nga ata që
bëjnë justifikime për ju. Ata thonë se me të vërtetë ju jeni nën presion nga
sundimtarët.
Pra, cili është sqarimi dhe këshilla
juaj për këta njerëz, O Prindi ynë?.
Shejkhu RahimehUllah u përgjigj:
Nuk ka asnjë dyshim se prijësat
janë si gjithë njerëzit e tjerë, ata nuk janë të pagabueshëm, ata
gabojnë. Këshillimi i tyre është një obligim, por sidoqoftë duke folur
për ta nëper tubime apo minbere konsiderohet e ndaluar dhe përgojim. Ky është një gjynah më i madh sesa e keqja që ndodhë nga vetë sundimtarët, sepse është
përgojim. Kjo është dhe fara mbjelljes së Fitneve. Kjo shkakton përçarje
dhe trazira, dhe ndikon në rrugën e Dauetit ( thirrjes së njerëzve për në Islam).
Prandaj është e obligim për tu përcjellë
atyre (prijësave) këshilla, por në një mënyrë të besueshme / edukative dhe të
moralshme, dhe jo nga shpifjet publike dhe përhapjet e thashethemeve.
Sa për t’i sulmuar Dijetarët e këtij
vendi, gjoja se ata nuk i këshillojnë sundimtarët e tyre, apo se ata janë të
pafuqishëm në lidhje me atë (dmth, këshillojnë për atë), që sundimtarët
bëjnë, keto njerëz e bëjnë këtë me qëllimin e ndarjes (largimin) së Dijetarëve prej të
rinjve dhe rrethit të shoqërisë. Me këtë mënyrë ata hapin një rrugë, ku
në të cilën një person i keq (Hizbi) mund të mbjellë farën e tij të keqe.
Kjo ndodh sepse, nëse tek ata (njerëzit)
është mendimi i keq për Dijetarët, besimi në ta mund të humbasë, dhe kjo
paraqet një mundësi për njerëzit (Hizbi) epshore apo partiak për të përhapur
helmin e tyre ne mesin e shoqërisë.
Unë besoj se këto projekte (plane)
ideologjish, s'ka dyshim se janë përhapur (futur) në këtë vend bashkë me
njerëzit e tij / tyre, me ndihmësit e huaj.
Prandaj është obligim për Muslimanët që
të jenë të kujdesshëm ndaj këtyre (njerëzve me këto ide Hizbije të prishura, që
flasin dhe mendojnë gjithmonë keq për Dijetarët dhe prijësat, e në veçanti për
Mbretërinë e Arabisë Saudite, që është i vetmi vend (shtet / mbretëri) në
rruzullin tokësor që gjykon me ligjin e Allahut Azze ue Xhel / me
Sheriat).
Elhamdulilah.
Me Allahun qëndron i gjithë suksesi.
Salavatet dhe selamet qofshin për
Profetin tonë Muhamed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për familjen e tij dhe
gjithë shokët e tij!
[Nga: Al-Ajwibah el-Mawfeedah (112)]
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja ( Ebu Jusuf)
Shkodër Dhjetor 2011
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.