Tuesday, March 27, 2012

Nuk ka ndonjë të keqe që burri te laje gruan e tij,dhe gruaja ate.


Nuk ka ndonjë të keqe që burri të lajë gruan e tij dhe gruaja atë.

Pyetje:
Vërtet, ne kemi dëgjuar shpesh nga njerëzit e thjeshtë të thonë se gruaja është e ndaluar për burrin pas vdekjes së saj. Ata thonë se nuk është e lejuar për burrin që ta shikojë atë (gruan e tij pas vdekjes) , dhe se ai nuk është i lejuar as që ta vëndosin (ulin) atë në vendin e saj në varr.
A është kjo e saktë? Ne i lutemi hirësisë tuaj të na jepni një përgjigje, Allahu ju bekoftë.

Përgjigje:

Argumentet legjislative të Islamit dëshmojnë se nuk ka asgjë të keqe që gruaja ta lajë burrin e saj (pas vdekjes) dhe që ta shikojë atë, dhe nuk është e ndaluar që burri të lajë gruan e tij, dhe gruaja atë, dhe t'a shikojnë njëri tjetrin. Esma 'bint Umejs radija_Allahu anha, ka larë burrin e saj Ebu Beker es-Sidik radija_Allahu anhu, dhe Fatima radija_Allahu anha, ka dëshiruar që' Aliu radija_Allahu anhu (bashkëshorti i saj), ta lajë atë (pas vdekjes së saj) (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Dhe Allahu është dhënësi i suksesit.

Shejh Abdul-Aziz Bin Baz `(rahmetUllahi alejhi)
Fetaua Islamijeh, Vol.3, fq 57, Darus'salem.

Përshtati dhe  përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër / Mars,2012.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.