Këshillë për Muslimanët në këto Ditë
El-Alame esh-Shejkh Ahmed Ibn Jahja
En-Nexhmi rahimehUllah,
është pyetur:
Cila është këshilla juaj për
Muslimanët e këtyre ditëve tona?
Përgjigje:
Unë i këshilloj ata për të
jetuar në Teuhid (Monoteizmi Islam) dhe Akideh te saktë (besim), të tregojnë
shqetësim për kryerjen e detyrimeve të obligueshme, dhe ta distancojë veten e
tyre nga gjynahet dhe ato gjëra të cilat janë të ndaluara.
Ata duhet të mbajnë lidhje
të afërta me njerëz të devotshëm (Dijetarët), dhe të distancohen larg prej atyre të
këqijve.
Ata duhet të ndjekin
Sunnetin, dhe të distancohen larg prej bidateve, të jenë të kujdesshëm nga
fitnet sepse në këtë kohë ka shumë trazira dhe
çrregullime.
Unë i këshilloj ata që të
qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të qajnë rreth gjynaheve të tyre, ashtu siç i
ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, njërit prej
shokëve të tij:
"Qëndro në shtëpinë tënde dhe qajë rreth gjynaheve
tuaja"
Dhe me Allahun është suksesi. Paqja dhe bekimet qofshin mbi
Pejgamberin tonë Muham-med, familjen e tij, dhe shokët e tij.
Burimi: Http://sahab.net/forums/ showthread.php t = 310406
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit
Kraja)
Shkodër Shkurt 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.