Friday, March 9, 2012

Cili është gjykimi mbi një debitor (borxhli)

Pyetje: 
Cili është gjykimi mbi një debitor (borxhli) i cili ka vdekur pa lënë testament që borxhi i tij duhet të paguhet?

Përgjigje: 
Nëse i vdekuri ka pasuri, borxhi i tij duhet të paguhet nga ajo edhe në qoftë se ai nuk e ka lënë një testament për ta bërë këtë. Por nëse ai nuk ka trashëgimi, është e pëlqyer (Mustehab) për trashëgimtarët e tij apo njerëz të tjerë të virtytshëm që vullnetarisht t’ja paguajnë borxhin e tij. Përndryshe, borxhi i mbetet atij.

Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhammedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, familjen e tij, dhe shokët e tij.



Komisioni i Përhershëm për Fetva
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Salih Al-Fawzan
Abdul-Aziz Al Al-Shaykh
Bakr Abu Zayd
Allahu i mëshiroftë 

http://www.alifta.org/fatawa/fatawaDeta ... geID=12856


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)

Shkodër 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.