Friday, March 16, 2012

Një prej zakoneve të Ikhuanul Muslimun



Dijetari, Muhadithi Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (rahmetUllahi alejhi)
Burimi: Silsilat-ul-Huda ue-Nur (374)
Referenca: Darulhadith, Suedi


Shejh el-Albani: Eshtë prej zakoneve të Ikhuanul Muslimun që të përshëndesësh çdo njeri që është në tubim duke thënë: Selamu alejkum, Selamu alejkum, Selamu alejkum …




Kjo është në kundërshtim me Sunetin. Ky veprim i tyre është i bazuar në mënyrë të veçantë   shtirje .  Është Sunnet për të dhënë një selam vetëm një herë për të gjithë, duke thënë: Selamu alejkum.
Nëse tubimi është i vogël dhe është e lehtë që të shtrëngojë duart me të gjithë, atëherë ai e bën këtë pa iu dhënë atyre përsëri selam (dmth duke e përsëritur atë). Megjithatë, nëse tubimi eshtë i madh, ai i përshëndet një herë dhe pastaj ulet aty ku është ulur i fundit. Në këtë rast ai e ka bërë detyrën e tij  me përshëndetjen e tij të parë. Megjithatë, nuk ka asnjë të keqe , nëse tubimi është i vogël dhe  personi përshëndet një herë dhe pastaj i shtrëngon duart me të gjithë pa thënë: Selamu alejkumSelamu alejkum, pasi që kjo është në kundërshtim me Sunetin.


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf
Shkodër 2011

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.