Mbeta
shtatzënë nga marrëdhëniet e paligjshme seksuale
Pyetje drejtuar shejkh: Ubejd
el-Xhabiri hafidhehUllah
Pyetja 19:
Unë kam mbetur shtatzënë nga
një marrëdhënie e paligjshme dhe unë jam duke vuajtur disa komplikime me këtë
shtatzëni. A më lejohet mua që të marr vesh (dmth, të di) rreth fetusit sepse unë nuk
jam akoma dyzet ditëshe shtatzënë?. Dhe nëse kjo nuk lejohet dhe All-llahu, ka caktur për mua që të mbetem shtatzënë dhe ta lindë këtë fëmijë.
Atëherë kujë i atribuohet
ky fëmijë në barkun tim?
A duhet që ai të marrë emrin
e babait pavarësisht nga fakti se babai nuk dëshiron të martohet me mua?
Nëse jo, kush?
Dhe po nëse babai i fëmijës
martohet me mua, atëherë a i atribuohet fëmija të atit?
Përgjigje.19:
Nëse fetusi është vetëm një
mpiksje, gjë që krijimi nuk ka ardhur në atë ende, atëherë është e lejuar për
ju që ta ndërprisni shtatzëninë, sepse në këtë veprim, për ty ekziston
një përfitim (dobi) në Sheriat e cila është fshehja e gabimit (mëkatit)
tënd.
Por nëse
fetusi është krijuar, atëherë nuk të lejohet ty që ta ndërpresësh këtë
shtatzani, por ti duhet të qëndrosh me familjen (prindërit) tënde dhe ata duhet
të kujdesen për ty, deri në lindjen e fëmijës dhe mos të dëmtojnë asnjërin nga
ju (dmth, nënën dhe fëmijën).
Por pas lindjes së fëmijës,
është e lejueshme për ata (prindërit) që tu qortojnë ju përveç nëse ju jeni
penduar, atëherë kjo nuk është e lejueshme për ata që të qortojnë ty.
Për sa i përket atribuonit
të fëmijës, atëherë fëmija të atribuohet ty, ai trashëgon nga ju dhe ju
trashëgoni nga ai.
I këshilloj vëllezërit që të
martohen me ty se kjo do t'ju ndihmojë ju në devotshmërinë dhe mirësinë
tuaj.
All-llahu, e di më së miri.
Shkodër Shkurt 2012.
Shënim i përkthyesit Arbrit Kraja. I këshilloj vëllezërit dhe motrat që të kthehen tek komentimi i hadithit të katërt - të 40 haditheve të Imam Neueuiut, me komentimin dhe shpjegimin të Imam- Al-Alame - esh-Shejkh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahmetUllahi-alejh.
http://www.learnaboutislam.co.uk/audio/abu-iyaad/Forty-Hadeeth/Forty-Hadeeth-Lesson-04.mp3
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.