Gabimet në Menhexh ndodhin për shkak të gabimeve thelbësore në Akide
Menhexhi - Allahu ju bekoftë, është i ndërtuar mbi Akide. Kështu që, kushdo që është me Akide të shëndoshë, atëherë pa dyshim dhe menhexhi i tij do të jetë i shëndoshë, sepse Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kur ai përmendi përçarjen (ndarjen) e Umetit në shtatëdhjetë e tre grupe : "… të gjithë në zjarr përveç njërit". Ata (Sahabet) e pyetën: "Kush është ky grup, o i Dërguari i Allahut?" ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u përgjigj:
"Kushdo që ndjek rrugën, që jam unë dhe shoqëruesit e mi".
Pra thënia e tij, (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), "Kushdo që ndjek rrugën që jam unë dhe shoqëruesit e mi", do të thotë në Akide, në menhexh, në veprim dhe në çdo gjë. Dhe kështu që, nuk është e mundur që Akidja dhe menhexhi të jenë të kundërta me njëra-tjetrën.
Kështu për shembull, Ikhuansat dhe Tabliksat dhe të tjerë përveç tyre, nëse menhexhi i tyre nuk e kundërshton Sheriatin, atëherë nuk ka asnjë problem në të. Por nëse e kundërshtojnë Sheriatin, atëherë domosdoshmërisht nga kjo rrjedh kundërshtimi në Akide, sepse çdo veprim ka një qëllim dhe kur një person merr një menhexh, që e kundërshton menhexhin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), dhe të Halifeve të tij të drejtë e të udhëzuar, atëherë kuptimi i kesaj është se Akidja e tij nuk është e shëndoshë (e pastër). Përndryshe, kur Akidja është e shëndoshë (e pastër), atëherë dhe menhexhi gjithashtu do të jetë i shëndoshë.
Suksesi vjen prej Allahut, salavatet dhe selamet e Allahut, qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhammed (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) mbi familjen e tij dhe shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e pasojnë deri në Ditën e Gjykimit.
Suksesi vjen prej Allahut, salavatet dhe selamet e Allahut, qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhammed (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) mbi familjen e tij dhe shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e pasojnë deri në Ditën e Gjykimit.
Shejkh Muhammed Ibn Salih El-Uthejmin: RahmetUllaahi Alejhi.
Burimi nga kaseta: Lika el-Baab el-Maftooh (nr. 128),
Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
Shkodër Mars 2012
Shkodër Mars 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.