Sunday, March 25, 2012

Burri që zbukuron veten e tij për gruan e tij


              Burri që zbukuron veten e tij për gruan e tij




Thotë All-llahu i Lartësuar në Kuranin fisnik:

"Dhe ato (gratë) kanë të drejta (mbi burrat e tyre për shpënzimet,për jetesën,për pasurinë e tjer) të barabarta (me të drejtat e burrave) mbi ta (edhe për bindje,respekt e tjer) në atë shkallë që është e arsyeshme." [Sure El-Bekare 2: 228]

El-Hafidh Ibn Kethir (rahimehUllah) në shpjegimin e tij të këtij ajeti ka thënë: "Kjo do të thotëse ata kanë të drejta mbi burrat të ngjashme me të drejtat që burrat e kanë mbi to.

Kështu duke i dhënë njëri-tjetrit të drejtat e tyre reciproke, është obligim nga ajo që është e arsyeshme . Uaki thotë, në autoritetin e Beshir ibn Sulejman dhe ky nën autoritetin e Ikrameh, dhe ky nën autoritetin e Ibn Abasit Radija-Allahu anhu, i cili ka thënë:

"Me të vërtetë mua më pëlqen të zbukuroj veten time për gruan time ashtu siç unë e dua gruan time të zbukorojë veten e saj për mua, sepse Allahu thotë":

"Dhe ato (gratë) kanë të drejta (mbi burrat e tyre për shpënzimet,për jetesën,për pasurinë e tjer) të barabarta (me të drejtat e burrave) mbi ta (edhe për bindje,respekt e tjer) ne atë shkallë që është e arsyeshme." [Sure El-Bekare 2: 228]

Nëse një burrë e zbukuron veten e tij, kjo e ndihmon gruan në uljen e shikimit dhe vështrimin e saj, si dhe ndihmon për të afruar zemrat ngushtë së bashku. Disa burra shkojnë tek gratë e tyre dhe ata janë të çrregullt në paraqitje, të ndyrë, si dhe u vjen aromë (erë) e rëndë.
Ai pastrohet (lahet) si dhe parfumosë veten e tij për të dalë me miqtë dhe shokët e tij, por kur ai kthehet, ai është siç e përmenda më parë (më lartë), gjë e cila shkakton mospëlqim në zemër dhe neveri në shpirtë.
Ashtu sikurse ju e doni gruan tuaj, që kur ajo është para jush, të jetë e bukur dhe e këndshme, dhe duke i kërkuar asaj që të mbaj erë të mirë,

Dhe po kështu si ju, edhe ajo gjithashtu e dëshiron po të njëjtën gjë që të ketë nga ju.
Ajo i ka ndjenjat ashtu sikurse ju i keni, dhe ajo e ka mendjen njësoj sikur ju.

" Burra, keni frikë Allahun në vetet tuaja si dhe në gratë tuaja ".

Fund.
Burimi:

Përkrahja e të drejtave të grave Besimtare
Shkruar nga Umm Salamah as-Salafiyyah
Nga prezantimi i Imam Mukbil  bin hadi al-wadie RahmetUllahi alejhi
http://www.tarbiyyahbookstore.com/store/product.php?productid=309&cat=50&page=1 
www.tarbiyyahbookstore.com 
Përshtati dhe përktheu: Abu Yusuf al-Albani
A'Shkodera Albania 2011



No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.