Thursday, March 22, 2012

Mos qëndroni larg bashkeshorteve tuaja më shumë se gjashtë muaj pa lejen e saj

Mos qëndroni larg bashkëshorteve tuaja më shumë se gjashtë muaj pa lejen e saj

Pyetje:
Sa është periudha e ligjëruar që një burrë mund të mungojë tek gruaja e tij, kur ai është në udhëtim?

Përgjigje:
Nëse burri qëndron larg gruas së tij për një periudhë të gjatë kohe, dhe ajo nuk ja lejon atij që ta bëjë këtë gjë, atëherë ai duhet të kthehet tek ajo para se të kalojë një gjysmë viti, përveç nëse është i justifikuar për shkak të ndonjë sëmundje apo të tjera gjëra të ngjashme me të .

Mirëpo, nëse ajo e lejon atë për të qëndruar më gjatë se kaq, nuk ka gjynah mbi burrin nëse ai vonohet gjatë periudhës për të cilën ajo ja ka lejuar atij, edhe nëse ajo është e gjatë, por në këtë situatë, është detyrë e tij (obligim) për t'ja përmbushur obligimet dhe pagimin e  shpenzimeve te saj ..

Shejkh Muham-med bin Salih el-Uthejmin rahimehUllah.
Fetaua Islamijeh, Darus'salem, vl,5 - fq 395.

Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër Mars 2012.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.