Shejkh Abdul-Aziz bin Baz rahimehUllah:
Eshtë pyetur në
lidhje me korrektësinë (saktësinë e të kuptuarit) duke thënë se: "Ne
duhet të bashkohemi mbi atë që ne
jemi dakord, dhe shfajësim (justifikim) për njëri-tjetrin
në atë që nuk pajtohemi"
"Po! Kjo është e obligueshme për të bashkëpunuar në atë që ne jemi dakord, duke ndihmuar të vërtetën, duke thirrur ne atë dhe duke paralajmëruar kundër asaj që Allahu, dhe i Dërguari i Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kanë ndaluar.Sa per justifikimin (shfajësimin) për njëri-tjetrin për atë në të cilat ne ndryshojmë (dallojme) atëherë kjo nuk është që të merret në një kuptim absolut, por në një menyre më të përgjithshme. Kështu qe, nëse ndryshimi ka të bëjë me një çështje të veçantë të ixhtihadit ku provat janë të thella dhe të detajuara,atëherë është e obligueshme të mos qortojmë ose të kundërshtojme (kritikojme) njëri tjetrin. Mirëpo, në qoftë se ajo kundërshton një tekst të qartë të Librit (Kuranit) dhe Sunnetit, atëherë është e obligueshme për ta korrigjuar atë që ka kundërshtuar tekstet e qarta, por me urtësi,dhe me këshillë të bukur dhe të debatojnë në mënyrën (moralin) më të mirë të mundshëm.
". Por
ndihmoni njëri tjetrin në
drejtësi dhe devotshmëri, dhe mos e ndihmoni njëri
tjetrin në mëkat dhe zemërim" [Sure El-Maideh 05:02]
"Besimtarët dhe
Besimtaret janë ndihmues mbrojtës e miq për njëri-tjetrin,
ata urdherojne për të mirë dhe ndalojne nga
e keqja ... " [Sure Teube 9:71]
Dhe ai (sal-lAllahu alejhi
ue sel-lem) ka thënë:
"Kushdo
që sheh një të keqe, atëherë le ta ndryshojë atë
me dorën e tij, nëse ai nuk është në gjendje ta bëje këtë,
atëherë me gjuhën e tij, dhe nëse ai nuk është në gjendje
ta bëjë këtë, atëherë me zemrën e tij, dhe kjo është
Imani më i dobët "
Dhe
ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
". Kushdo
që urdhëzon një njeri për të bërë mirë,do të ketë
një shpërblim të ngjashëm me atë që e bën atë të
mirë "5
Pastaj edhe ajetet
dhe hadithet me këtë kuptim janë të shumta. "6
5.Transmeton Muslimi
(13/38), prej Ebu Mesud el-Ensari (radiAllahu
anhu).
6. Tanbeehaat fir-Radd 'alaa man Ta'awwalis-Sifaat (F.14-15)
6. Tanbeehaat fir-Radd 'alaa man Ta'awwalis-Sifaat (F.14-15)
Burimi: Revista Istikameh,Botimi Nr.2
,1996
Përshtati dhe përktheu
:Arbrit Kraja / Ebu Jusuf
Shkodër 2011
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.