I dashuri dhe e dashura të dy përqafojnë Islamin, a janë ata burrë dhe grua?
Pyetje drejtuar Shejh : Ubejd el-Xhabiri (hafidhhUllah)
Pyetja:
Një burrë dhe gruaja e tij kohët e fundit pranuan Islamin. Ç’farë duhet të bëjnë ata duke e ditur se më parë ata kanë përdorur (metodën e Mosbesimtarëve) për të jetuar së bashku pa u martuar, kjo para se ata të bëhen Muslimanë?
Përgjigje:
Së pari, ajo nuk është gruaja e tij. Është e njohur (dihet) se Islami fshin gjithçka ç’ka kishte para tij, por ajo që është mbi këtë çift, është që ta ndalojnë jetesën së bashku dhe të mos kalojnë më kohë së bashku. Atëherë mbas kësaj, nuk ka asgjë të keqe për ta, që ta bëjnë Nikahun (e martesës) me një kontratë me Uali dhe dëshmitarë. Nëse ata më parë kanë pasur fëmijë së bashku, atëherë ata nuk janë bijtë e tij, por ata janë vetëm fëmijët e saj, kjo edhe nëse ai martohet me të, pas kësaj ai bëhet vetëm burri i saj.
Burimi:
http://en.miraath.net/content/boyfriend-and-girlfriend-both-embrace-islaam-are-they-husband-and-wife
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 2011
Shkodër 2011
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.