Thursday, March 29, 2012

Jo çdo njeri që bie në bidat deklarohet bidatçi


Shejkh Rabi ibn Hadi El Medkhali (hafidhahUllah) gjithashtu ka thënë: 
Jo çdo njeri që bie në bidat deklarohet bidatçi  

Jo çdo njeri që bie në bidat deklarohet bidatçi, sepse nëse ne do ta miratonim këtë parim, ne do të bënim Tabdi mbi shumicën e Imamëve të Islamit (Rahime-humUllah). Shejhul Islam ibn Tejmije (rahimehUllah) ka thënë:

"Me të vërtetë shumë prej Selefëve dhe Khalifëve ranë në bidat pa qenë të vetëdijshëm për të, ose për shkak të veprimit me një hadith të dobët, ose prej kuptimit të hadithit në një mënyrë tjetër përveç asaj ç'ka Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë pasur për qëllim, ose për shkak të Ixhtihadit. "

Aktualisht ne kemi Imamët e Ixhtihadit; dhe Ixhtihadi i tyre mund t’i çojë ata në gabime  apo  bidat.
Pra, nëse ne e njohim atë që eshtë në Menhexh të shëndoshë dhe me qëllime të shëndosha, duke qenë i larguar nga dëshirat dhe duke qenë i etur për të vërtetën (hakun); dhe nëse ne e njohim atë  me këtë (cilësi) dhe ai bie në bidat, atëherë ai nuk deklarohet bidatçi.

Por nëse ne e njohim atë, si një njeri që shkon pas dëshirave, epsheve dhe qëllimeve të keqija, dhe ne i dimë çeshtjet rreth tij dhe që na tregojnë se ai dëshiron bidatin,  atëherë ai deklarohet bidatçi. Ju i gjeni ata (Selefët) duke gjykuar me Tabdi shumë njerëz për shkak të kësaj.

Dhe shumë njerëz ranë në bidat, por nuk u quajtën 
bidatçi
, sepse ata (Selefët) e njihnin Menhexhin e tyre të shëndoshë dhe qëllimet e mira, etjen e tyre për të vërtetën dhe qëndrueshmerinë e tyre në Menhexhin e pastër që ata përshkuan.

[cituar nga Shejkh: Ahm-med ibn Umar Bazmul hafidhahUllah, në 'Sijanatus Salafi Min Weswasati Wa Talbeesaat Ali El-Halebi': fq: 165] 

http://salafitalk.net/st/viewmessages.cfm?Forum=25&Topic=4564

kliko në linkun e mëposhtëm për më shumë sqarime prej fjalëve të Shejh Rabisë HafidhahUllah, se kush është Ali Hasen dhe Ebul Hasen el Maribi, mbi mashtrimet dhe gënjeshtrat e tyre...
http://www.dusunnah.com/images/PDFs/rabeeonmaribi.pdf

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër Shkurt 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.