A është Martesa me më shumë se
një grua e dëshirueshme
Pyetje
Disa burra martohen me më shumë se një grua
nga kibri ose në mënyrë që të konkurojnë me njëri-tjetrin, ose për shkak të
një nevojë të vërtetë. A lejohet një gjë e tillë? Dhe çfarë këshille keni
ju për ata burra dhe gra që e kundërshtojnë poligaminë, kur ka nevojë për
të?
Përgjigje
Martesa me më shumë se një grua është një
gjë e dëshirueshme, me kusht që burri ta ketë mundësinë financiare
dhe atë të aftësisë fizike për të vepruar me drejtësi mes grave të tij. Kjo
sepse nëpërmjet poligamisë arrihen shumë mirësi; e tillë si mbrojtja e
nderit të grave që ai marton (prej zinas) si dhe zgjërimi i lidhjeve mes
njerëzve, si dhe rritja e numrit të lindjeve, siç thotë i Dërguari i
Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
" Martohuni me atë që është e
dashur dhe pjelloje (që lindë fëmijë)"
(Ebu Davudi 2050, An-Nasaai '3229, Ibn Hibbani 4028, Ahmedi
3/158-245)
Poligamia gjithashtu
përmban edhe shumë dobi të tjera. Por sa për një burrë që
martohet me më shumë se një grua nga mburrja (kibri) dhe
konkurueshmëria, kjo është diçka që bie në kategorinë e shpërdorimit,
gjë që nuk është e lejuar, sepse:
All-llahu subhanehu ue
te'ala, thotë:
“Por mos shpërdoroni me marrëzi e pa masë. Sigurisht
që Allahu nuk i do shpërdoruesit (e ata që e tejkalojnë masën)”
(Sure:
El-A’raf :7:31)
Shejkh: Muham-med ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah.
Fatawa Islamijeh, Darus-salem, vl 5, fq 355-356
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër Janar 2012.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.