Shejh Muhammed Nasir Udin el-Albani rahimehUllah
Pyetje:
Një njeri hyn në Xhami, dhe namazi i jacisë është thirrur
për të filluar (dmth të falet). Por ai ende nuk e ka falur namazin e akshamit për shkak të
arsyeve të ligjshme. Ç'ka duhet të bëjë ai në këtë rast?
Përgjigje:
Ky burrë duhet të ndjekë Imamin që është udhëheqës i
namazit të jacisë, dhe duke pasur për qëllim për të falur namazin e Akshamit.
Por kur imami të ngrihet për rekatin e katërt, ai duhet të qëndrojë i ulur dhe të ketë për qëllim që të ndajë veten e tij nga Imami dhe pastaj të vazhdojnë ulur, të bëjë teshehudin
dhe të përfundojë namazin e tij (të japë selam) vetëm, dhe pastaj te ngrihet dhe të kapë atë çfarë ka mund të zë nga namazi jacisë me xhemat.
Burimi:
[revista El-Asaalah , botimi nr: 1]
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 2012
Shkodër 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.