Gruaja që shërben burrin e saj
Shpjeguar nga Shejh Feuzan, Allahu e ruajte.
Shpjeguar nga Shejh Feuzan, Allahu e ruajte.
Pyetje:
Shejh i nderuar, All-llahu ju dhëntë sukses! Një pyetës thotë: "Ne dëgjojmë shumë ne këto ditë, se gruaja nuk është e nevojshme për t'i shërbyer burrit të saj në lidhje me gatimin dhe larjen e rrobave. Prandaj ne do të dëshironim nga ju një fjalë për ta shpjeguar këtë çështje.
Shejh Feuzan:
Gruaja tani ka evoluar, ajo nuk kujdeset me për burrin e saj. Tani nëse ju keni nevojën e saj për t'u kujdesur për disa prej nevojave tuaja, ajo nuk qëndron në shtëpi. Burri vjen dhe ulet në shtëpi dhe pret dhe ajo nuk vjen në shtëpi, ose ajo vjen në pjesën e fundit të natës. Tani gratë janë të pabindura . Është prej Sunetit për gruan për t'i shërbyer burrit të saj. Grate Sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, u kane shërbyer burrave të tyre, ato gatuanin dhe u kujdeseshin per shtëpinë, dhe ato ishin bashkeshortet e Sahabeve, gratë më të mira të këtij umeti. Fatima (All-llahu qoftë i kënaqur me të) e bija e Muhammedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) vazhdonte të mbajë ujë në qafën e saj saqë litari la shenja ne qafën e saj. Ajo kërkoin ga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që ai ti sigurojë asaj një shërbëtor, dhe ai e refuzoi. Ai refuzoi që ti ofrojë asaj një shërbëtor dhe ai e urdhëroi ate që ajo të kërkojë ndihmë duke përmendur Allahun dhe duke kërkuar falje nga Allahu, dhe ajo ishte e bija e Muhammedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) .
http://coveredpearls.wordpress.com/2012 ... kh-fawzan/
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër Mars 2012.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.