Disa hadithe lidhur me mënyrat e sjelljes, sinqeritetit
dhe ruajtjes se marrëdhënieve të mira
të marra nga
Silsilah Ahadeeth As-Sahihah
të
Shejh: Muhammed Nasirudin el-Albani (RahmetUllahi alejhi)
Në autoritetin Ubadah (radiAllahu anhu) në një transmetim atribuar Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue se-lem) qe ka thene:
"Me garantoni mua gjashtë gjëra në vetet tuaja dhe unë do të ju garantoj Xhennetin:
jeni të sinqertë kur te flisni
dhe përmbushni premtimet tuaja
të përmbushni amanetet tuaja
ruajni pjesët tuaja private
dhe ulni shikimet tuaja
dhe mbani duart tuaja prapa nga prekja. "
Nr.1470
Në autoritetin e Ebu Dardas (radiAllahu anhu) përcillet se Pejgamberi ( sal-lAllahu alejhi ue se-lem) ka thene :
"Gjëja më e rëndë në peshore është morali i lartë."
Nr 876
Në autoritetin Abdullah ibn Amer (radiAllahu anhu) i cili tha:
' I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue se-lem) erdhi në shtëpinë tonë, kur unë isha fëmijë, unë shkova jashtë për të luajtur kure nëna ime me thirri:"O Abdullah! Eja këtu dhe unë do të jap diçka." I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue se-lem) i tha: "Çfarë ke për qëllim për ti dhënë atij? Ajo u përgjigj: unë do t'i japë atij hurma.
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue se-lem) tha: "në qoftë se ju nuk do ti jepnit atij
ndonjë gjë, kjo do të ketë qenë shkruar si një gënjeshtër kundër teje. "
Nr: 748
Në autoritetin e Aishes (radiAllahu anha) përcillet se: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue se-lem) ka thënë:
"Në të vërtetë një njeri arrin nivelin e atij që fale namazin e natës dhe agjëron gjatë ditës, për shkak të sjelljeve të tij të mira."
Nr 795
Pershtati dhe perktheu: Ebu Jusuf
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.