Marrja gusël edhe në qoftë se ejakulimi nuk ka ndodhur
Pyetje:
A është obligim për çiftin e martuar për të marrë gusël pas marrëdhënieve seksuale, edhe në qoftë se ejakulimi nuk ka ndodhur?
Përgjigje:
Po. Është obligim për të dy ata që të marrin gusël, edhe në qoftë se ejakulimi ndodhë apo jo. Kjo është, në bazë të hadithit të Ebu Hurejres (radija_Allahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
''Nëse ai (burri) ulet midis katër pjesëve të gruas se tij, pastaj kryen marrëdhënie me të, atëherë gusuli bëhet i obligim'': Mutefekun alejhi (Buhari-Muslim)
Dhe në një tjetër transmetim të Imam Muslimit ku thotë:
''... edhe në qoftë se ai nuk ka ejakulim''
Dhe ky transmetim është i qartë në obligimin e gusëlit madje edhe pa ejakulim, dhe se kjo është pak e njohur për shumë njerëz, kështu që ajo që është obligim është që të keni kujdes dhe të merrni mësim nga kjo.
Shejh Muhammed Ibn Salih el-Uthejmin (rahmetUllahi alejhi)
'Ishratun-Nisa. ue Hill el-Khilafat ez-Zouxhijeh - Fq 54
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.