Tuesday, March 27, 2012

Pjesemarrja ne varrimin e nje bitadçiu ne kohen e Selefeve te pare.



Pjesëmarrja ne varrimin e një bidatçiu në kohën e Selefeve të parë.

Bismil-lah El-Hamdulil-lah ues salatu ues selamu ala Resulullah 
Emma-ba'd
Shejkh Zejd ibn Muhammed ibn Hadi el-Medkhali rahimahUllaah ligjëroi:

"Kur Bishr el-Merisi vdiq, as edhe një Sunni i vetëm nuk mori pjesë ne xhenazen e tij , dhe kjo ndodhi edhe pse në atë kohë njerëzit e Sunnetit ishin të përhapur në tokë , përveç një personi prej Ehlis-Sunnetit mori pjesë, dhe ai e dinte atë që Bishr el-Merisi  ishte prej grupit të mohimit (dmth ata mohojnë dënimin e varrit dhe ndërmjetësimin në Ditën e Ringjalljes ). Sidoqoftë ai mori pjesë në varrim vetëm për të bërë dua kundër tij dhe jo për të bërë dua për të ! Kështu që kur Bishr u vendos në varrin e tij ky Sunni beri dua:

"O Allah! Nëse ky rob i Juaji e ka mohuar dënimin e varrit, atëherë le ta shijojë ai dënimin e varrit në atë mënyrë, që në të cilën asnjë njeri nuk e ka shijuar kurrë më parë që nga fillimi i krijimit ! "

Kështu që kur njerëzit bënin dua për te, ai gjithashtu vazhdonte të bënte dua kundër tij:

"O Allah! Nëse ky rob i Juaji e ka mohuar ndërmjetësimin në Ditën e Ringjalljes, atëherë mos lejo asnjë prej robërve të tu që të ndërmjetësojë për të. "

Kur ai u kthye te shokët e tij të Ehli-Sunnetit, ata i thanë atij:

" Ti pohon se je një person i Sunnetit, por ti more pjese ne varrimin e Bishr?!"

Ai u përgjigj:

"Mos u nxitoni deri sa unë t'ju informoj për atë që kam bërë. "

Kështu që ai i informoi ata në lidhje me atë që ai kishte bërë dhe kishte thene , ata e besuan atë dhe qeshën, pasi fillimisht u mërzitën dhe u zemëruan me të ".

Shih: Tarikh Baghdad të el-Hatib (7/22), Akhber edh-Dhiraf uel-Mutamexhinin e Ibnul-Xheuzi  (fq.70),  nga libri: et-Ta'lik el-Matin ‘ala Asl  es-Sunneh ue I'tikad ed-Din  i dy Imamëve er-Razijein nga Shejh  Zejd ibn Muhamed ibn Hadi el-Medkhali, (fq. 196)




Përshtati dhe përktheu: Abu Yusuf al-Albani  (Arbrit Kraja)
Shkodër Mars, 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.