Monday, March 12, 2012

" Zgjidhni atë që është Fetare, që të keni begati." Sheikh Salih el-Feuzan




" Zgjidhni atë që është Fetare, që të keni begati."


Shejkh Salih el-Feuzan hafidhahUllah


Në autoritetin e Ebu Hurejres radija_Allahu anhu, përcillet se i Dërguari i Allahut Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: 

"Femra martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, për prejardhjen e saj, për bukurinë e saj dhe për Fenë e saj, zgjidhni atë që është Fetare, që të keni begati" Buhari - Muslim

Shejh Salih el-Feuzan hafidhahUllah, e përmend këtë hadith në shpjegimin e tij:

Ky transmetim Profetik, qartëson disa nga karakteristikat të cilat e motivojnë një burrë që të martohet me një grua. Gjithashtu specifikon veçorinë e preferuar që ai duhet të shikojë (zgjedhë) në një bashkëshorte, i cili martohet me një të tillë për arsye të bindjeve te saj Fetare. Kështu që është me vend, për një individ që ka për qëllim të martohet, që ai të zgjedh një grua që është me bindje Fetare . Ai nuk duhet të zgjedhë një grua që është neglizhente në lidhje me Fenë e saj për shkak të thënies së Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): 




" Zgjidhni atë që është Fetare, që të keni begati."


1: "Për pasurinë e saj"

Nëse një grua është e pasur, njerëzit do të tërhiqen tek ajo për shkak të saj (pasurisë). Mirëpo kjo mund të jetë e dëmshme për burrin, si dhe për të. Me të (pasurinë) ajo mund të bëhet arrogante ose shtypëse tek ai dhe t'ia përmend atij të gjitha favoret që ajo i ka bërë për atë në mënyrë dashakeqe. Pra si rezultat pasuria do të jetë shkak për fatkeqësi në martesën e tyre.




2: "Për prejardhjen e saj"

Do të thotë, se për shkak të prejardhjes se saj që ajo ka, ajo mundet të ketë një status të lartë shoqëror në mesin e njerëzve. Mirëpo ky (status) gjithashtu mund të shkaktojë një përfundim të padëshirueshëm dhe të gabueshëm.




3: "Për bukurinë e saj"

Një femër martohet për bukurinë e saj. Burrat janë të tërhequr prej këtyre lloj çështjesh (bukurisë). Por kjo bukuri mund të jetë një arsye për prishjen dhe shthurjen e saj, ngase ajo bie në dashuri me veten e saj dhe behet mendjemadhe.



4: "Për Fenë e saj"

Kjo është e vetmja që duhet kërkuar, të "Zgjidhni atë që ..." që do të thotë, ta martoni atë.



"Që të keni begati."

Kjo frazë këtu është përdorur si një formë duaje ose inkurajimi. Sidoqoftë në origjinë kjo është përdorur për të bërë dua për varfërinë e dikujt. 

Por qëllimi këtu është, një inkurajim për të martuar një grua Fetare e të devotshme. Sepse besimi i përfshin të gjitha cilësit e lavdërueshme dhe asnjë e keqe nuk shoqërohet me të. Kjo është e gjitha mirësi në kundërshtim me pasurinë, bukurinë apo statusin / prejardhjen. Këto çështje mund të sjellin situata të pakëndshme në një martesë, të cilat do ta dëmtojnë dhe shqetësojnë një burrë.
Por megjithëse njerëzit janë të prirur nga këto cilësi, për besimtarët është më parësore dhe më e mirë që të shqetësohen për Fenë e saj dhe jo në lidhje me këto çështje. "


Burimi:Teshil el-Imam (Shpjegimi i Bulugh el-Maram) nga Shejkh Salih el-Feuzan hafidhehUllah, [Vol.3; fq.309-310]
"Tasheelul Ilmaam bi sharhil ahaadeeth bulooghil maraam" 




Përshtati: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)

Shkodër Shkurt 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.