Thursday, March 29, 2012

Devijuesit e fshehur


Devijuesit e fshehur
Autor: Shejkhu Fisnik Al'Allameh ish Myftiu në jug të Arabisë Saudite
Ahm-med En-Nexhmi (RahmetUllahi Teala Alejhi)
Burimi: "el-Fatawa el-Xhalijeh en el-Manahixh ed-Da'wijah" Vol.1 fq.43 .Pyetja nr 34 Daarul Menhexh  Botimi 2-të

Pyetje: 
Ai qe ka njohuri ndaj njerëzve te bidatit, a është e mundur për të që të paralajmërojë kundër tyre? Megjithatë, ka prej atyre njerëzve te bidatit, qe fshihen në mesin e njerëzve të Hadithit, aq shume saqe shumica e njerëzve janë mashtruar prej tyre. Si mund të  shmangemi prej tyre?


Pergjigje: 
Realiteti është që njerëzit ndryshojnë dhe kjo nuk ka dyshim. Megjithatë, në shumicën e rasteve çështja është se çdo individ, që e fsheh një të keqe si secret, duke qenë në devijim, atëherë patjetër Allahu do t’ja ekspozoje atë, ose mbi vështrimin e fytyrës se tij ose  prej gjuhës së tij.
Sa për atë që shfaqet tek njerëzit, se ai është Selefi dhe në Sunet dhe ndërkohë ai është një person i risive (bitadit), atëherë  patjetër Allahu do ta ekspozoje atë pa marrë parasysh se sa kohë ai mbetet i fshehur në mesin e njerëzve Selefij. Domosdoshmërisht që prej tij do të dalë diçka që tregon dhe na drejton ne në atë që ai ka devijuar. Mbrojtja është tek Allahu.
  
Prandaj, kur diçka vihet re se ai ka devijuar,  atehere është një domosdoshmëri që të paralajmërohet prej tij . Sa për rastin kur asgjë nuk shfaqet prej tij, atëherë nuk ka asnjë force apo fuqi përveç Allahut.


Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'ShkoderaAlbania.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.