Saturday, March 24, 2012

Femrat që shkurtojnë flokët e tyre nga nevoja


Femrat që shkurtojnë flokët e tyre nga nevoja

Pyetje:
Ç'gjykim ka në lidhje me gratë që shkurtojnë  flokët e tyre nga nevoja. Si në Britaninë e Madhe ku gratë gjejnë të vështirë larjen e flokëve e tyre për shkak të motit të ftohtë, kështu që për shkak të kësaj ata i shkurtojnë flokët e tyre.

Përgjigje:
Nëse situata është siç u përmend, atëherë është e lejueshme për ata, për ti prerë flokët shkurt, por vetëm sipas përcaktimit të nevojave të tyre. Sa për prerjen e flokëve të tyre shkurt për modë, atëherë me këtë veprim ato i përgjasojnë gratë  Mosbesimtare. Atëherë kjo nuk është e lejuar për ta sepse i Dërguari i Allahut (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ) ka thënë:

"Kush i përngjan një populli , ai është prej tyre".

Dhe me Allahun është suksesi.
Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhamedin Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për familjen e tij, shokët e tij dhe mbi te gjithë ato që e ndjekun dhe do ta ndjekin deri në Ditën e Gjykimit!

Komisioni i Përhershëm për Hulumtime Islamike dhe Fetaua
Udhëheqës: Shejh 'Abdul 'Azeez Ibn Abdullaah Ibn Baaz
Zëvendës: Shejh 'Abdur-Razzaaq 'Afeefee
Anëtar: Shejh 'Abdullaah Ibn Ghudayyaan
Anëtar: Shejh 'Abdullaah Ibn Qu'ood
Allahu i Mëshiroftë të gjithë

Fetaua el-Lexhneh ed-Daa.imeh lil-Buhuth el-'Ilmijeh uel-Ifta., - Vol 5, fq 182, pyetja nr 2, Fetaua Nr.2922;

Fetaua uel Ahkaam e Sha'r an-Nisaa - pyetja 27 / fq, 32.

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf / Arbrit Kraja
Shkodër Mars 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.