Sunday, March 25, 2012

Allahu i ka bërë dijetarët ndërmjetës ndërmjet të dërguarve dhe njerëzve



Ibn Berxhes (rahimehUllah) ka thënë:


"O nxënës! Nëse ju doni dije nga burimet e saj atëherë ju duhet të rrini me dijetarët e mëdhenj  (Kibarul-ulema), me ata që kanë mjekrra te bardha dhe trupat e tyre jane dobësuar, dhe kanë humbur fuqinë e tyre në kërkim të dijes dhe edukimit. Rrini me ta para se ata të vdesin dhe përfitoni nga thesari i tyre para se ata ta marrin atë me vete. Ashtu si një njeri që e ndjen mungesën e shikimit te hënës së plotë në një natë te errët "
(el-'Aua'ik, f. 26)




Imam el-Axhurri (v. 360 H) ka thënë:


"Dijetarët janë dritat e robërve, ndricuesit e vendeve, shtyllat e Umetit dhe burimet e diturisë.  Ata shkaktojnë zemërimin e Shejtanit. Me ndihmën e tyre, zemrat e besimtarëve jetojnë dhe për shkak të tyre, zemrat e të humburve vdesin. Ekzistenca e tyre në tokë është si ekzistenca e yjeve në qiell nga të cilat një udhëtar udhëhiqet nga ata, në tokë e në det. Kur ata shuhen, udhetari bie në konfuzion (dyshim). Kur ata shkëlqejnë, ai sheh qartë. "
(Akhlak-ul-'Ulemâ ', f.10)




Hasan el-Basri (rahimehUllah) ka thënë:


"Gjithë bota është një errësirë​​, përveç qëndrimit me dijetarët."
(Xhami Bexhanit-il-'ilm 1 / 114)




Abdullah Al esh-Shejh ka thënë:


"Allahu i ka bërë dijetarët ndërmjetës ndërmjet të dërguarve dhe njerëzve."
(ed-Durar 4 / 388)


http://afatwa.com/
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.