Momenti kur Sejidah Aishah ka qeshur në mënyre të tillë saqë koka e saj ra në prehër të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
Transmeton Urveh se Aishah ka thënë: Kur unë pashë se i Dërguari صلى الله عليه وسلم ishte në një humor të këndshëm unë i thashë:" O i Dërguari i Allahut! Bej dua Allahut për mua. "
Ai tha, " O Allah! Falja Aishes mëkatet e saj të kaluara dhe të ardhshme dhe çdo mëkat që ajo e ka mbajtur të fshehur dhe ato që ajo i ka bërë haptazi."
Kështu Aishah qeshi deri sa koka e saj ra në prehrin e të Dërguarit të Allahut صلى الله عليه وسلم për shkak të qeshurit te saj.
Atëherë ai tha, "A të kënaq ty duaja Ime? ’’
Kështu ajo u përgjigj: E pse të mos më kënaqë mua, duaja jote?
Atëherë ai tha: "Pasha Allahun! Kjo është duaja ime, që unë bëj për umetin tim në çdo namaz"
Silsilah | 2254 | Hasen
http://muslimfortress.wordpress.com/201 ... -upon-him
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja / Ebu jusuf
Shkodër, shkurt 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.