Sunday, March 25, 2012

Fjala më e urryer tek Allahu


Fjala më e urryer tek Allahu është kur një burrë i thotë një burri tjetër, "Frikësoju Allahut! "
dhe ai i pergjigjet, "Shqetësohu për veten tënde! "


Në autoritetin e Abdullah ibn Mes'udit (radija-Allahu anhu), percillet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:


"Me të vërtetë fjala më e dashur tek Allahu është kur robi thotë: 'Subhaneke Allahume ue bihamdike ue tebarakesmuke ue te'ala xhed-duke ue la Ilahe gajruke'
(I Madhëruar je Ti, o Allah, dhe për Ty është lavdërimi, i Lartësuar është emri Yt dhe e Lartë  është  Madhëria Jote, nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveçTeje).
 Fjala më e urryer tek Allahu është kur një burrë i thotë një burri tjetër, 'Frikësoju Allahut! " dhe ai i pergjigjet,  "Shqetësohu për veten tënde! '"


Është transmetuar nga el-Asbahani në Et-Targhib nr 739, dhe el-Albani e saktësoj atë në Silsilatul Ahadith Sahihah; nr2598.



Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.