Tuesday, September 25, 2012

Dy gra të cilat jetojnë larg njëra tjetrës


Dy gra të cilat jetojnë larg njëra tjetrës

Pyetje:
Një burrë ka dy gra të cilat jetojnë larg njëra tjetrës dhe nuk është e mundshme për atë që të ndajë kohën e qëndrimit më secilën prej tyre në mënyrë të barabartë, por duke patur parasysh se vendndodhja e biznesit të tij është në të njëjtin vend me një nga bashkëshortet, gjë që e bën atë të shpenzojë më shumë kohë me të se me tjetër. Ky burrë a është mëkatar në këtë situatë?

Përgjigje:

 Është për tu shikuar, nëse dy bashkëshortet janë të kënaqura me këtë situatë apo jo? Nëse ata janë, atëherë çështja është e lehtë dhe e qartë, sepse të drejtat i përkasin atyre kështu që nëse ata bien dakord me atë që ai po bën, atëherë nuk ka asnjë problem.

Por në qoftë se secila prej tyre kërkon të drejtën e saj, atëherë detyrimisht është një detyrë (obligim) për të për ta ndrequr situatën: kështu që nëse ai qëndron gjashtë ditë me njërën prej tyre atëherë ai është i obliguar që të qëndrojë gjashtë ditë edhe me tjetrën. Kjo! Nëse është e vështirë për të që të udhëtojnë çdo ditë [dmth që të jetë një ditë këtu dhe një ditë atje], ose ta ndajnë kohën siç të dëshirojnë ata, siç të bien dakord [dy ditë secila, tre, katër .....].

Shejkh Muhammed Ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah
Silsilah Likaa Baabul Meftuh: 21/66

Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër, 10 Dhul Ka’ida 1433.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.