A lejohet ti vizitosh
dhe urosh festat prindërve mosbesimtar
Shejkh
Muhammad bin Ramzaan Al-Haajiree hafidhehullah:
Në një lidhje
direkte nga Shkodra është pyetur me pyetjen e mëposhtme:
Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.
Haj’jekAllah Shejkh i nderuar, një pyetës nga Shqipëria pyet; një vajzë e
krishtere e martuar me një Musliman e cila e ka pranuar Islamin një vit më
parë, dhe ajo akoma e mban të fshehur (Islamin) para familjes së saj dhe të tjerëve,
dhe akoma nuk është mbuluar, por mundohet ta praktikoj Islamin, ajo ka lexuar
që gjatë festave të krishtere është haram që ti prezantojë dhe ti urojë ata (për
festat), por tani familja e saj e cila është e krishtere i kanë festat e tyre
dhe ajo duhet të prezantohet me ta gjatë këtyre ditëve. Kjo motër pyet se çfarë
të bëj tani? a bën që të shkoj tek familja e saj duke qëndruar para tyre vetëm
formalisht dhe jo me zemër, pasi ajo ka shumë frikë nese dëgjon prindërit e saj
do të ketë problem të madh me ta, ju lutem një përgjigje për këtë motër ?
Allahu ju shpërbleftë.
Përgjigjja e
Shejkh Muhammed bin Ramzan El-Haxhirii hafidhehullah:
''Të gjejë
justifikim dhe të justifikohet me arsyetimin që jam e lodhur apo jam e sëmurë
dhe tjera justifikime (vetëm që si e si, që të mos i urojë dhe vizitojë ata
gjatë këtyre ditë festash që ata festojnë).''
بارك الله فيك
"Baarakallahu Feek"
Shejkh Ahmed En-Nexhmi -Rahimehullah,
ka thënë për Shejkh Muhammed bin Ramzaan Al-Haajiree hafidhehUllah:
Shejkh Muhammed bin Ramzan El-Haxhiri
"Ai është prej krerëve të Ehli Sunnetit"
"Ai është prej krerëve të Ehli Sunnetit"
Në mënyrë të ngjashme në raportin e Naif El-Mutairi - një nga studentët e Shejkhut na përmend:
Unë po ju tregoj ju një bisedë të njërit prej vëllezërve tanë që telefonoi Shejkh Ubeid El-Xhabiri-All-llahu e ruajtë, për t’i kërkuar atij një fetva lidhur me një çështje. Dhe ndërkohë që Shejkhu (El-Xhabiri) ishte i zënë, ai e pyeti vëllanë tonë, "Prej nga jeni ju?" Ai tha, "Nga El-Xhubeil". Kështu Shejkhu (El-Xhabiri) i tha: "Me ju atje është Muham-med Ibn Ramzan el-Haxhiri, kështu që telefonojeni dhe pyeteni atë."
Përveç kësaj, kur Shejkh Muham-med Ibn Hadi el-Medkhali-All-llahu e ruajtë atë, na vizitoi ne në El-Xhubeil, unë isha me Shejkhun në të njëjtën makinë duke udhëtuar për në Dammam në të cilën ai e lavdëroi Shejkhun tonë (Muham-med Ibn Ramzan) dhe përpjekjet e tij për dauet në këtë krahinë.
Përkthyer nga Ebu Hakim - Bilal Davis-HafidthhUllah-
Dhe
Arbrit Kraja – Ebu Jusuf
Shkodër 18 Muharrem 1434
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.