Të Rinjtë dhe Martesa
Nga Shejkh Salih ibn
Feuzan el-Feuzan hafidhehUllah.
Marrë nga libri:
Zgjidhja e Islamit për problemet që has rinia e sotme. fq 42-44.
Zgjidhja e Islamit për problemet që has rinia e sotme. fq 42-44.
Shejkh Feuzan hafidhehUllah, thotë :
Nga problemet me të cilat ballafaqohen adoleshentët është se ata heqin
dorë nga martesa. Kjo paraqet një problem të madh. Largimi apo privimi i rinisë
prej martesës sjell pasoja të rënda dhe askush nuk e di përfundimin e tyre përveç
All-llahut Subhane ue Te’ala. Ata si justifikim për privim prej martesës
përdorin arsyet e mëposhtme.
• Martesa në
moshë të re na largon (ne të rinjve) nga studimet dhe përgatitja për të ardhmen.
• Martesa në moshë
të re, na ngarkon ne (të rinjve) me përgjegjësitë për sigurimin e furnizimit të
gruas dhe fëmijëve.
• Arsyeja më e
rrezikshme për të rinjtë për privimin nga martesa janë pengesat që janë
vendosur në rrugën drejt martesës të tilla si festimet (me shpenzime) të
tepruara. Dhe në shumë raste (shumë) të rinjë nuk e kanë mundësinë ti
përballojnë shpenzimet e këtyre festimeve (dasmave).
Për mendimit tim, këto janë arsyet më të mëdha pse këto adoleshentë (të
rinjë) nuk martohen. Kurimi apo zgjidhja e këtyre problemeve është shumë e
thjeshtë nëse ne i korrigjojmë qëllimet (njetet) tona.
Së pari, duhet që tu shpjegohet të rinjve ajo që epërsitë e të
mirave dhe bekimeve që gjenden brenda martesës i tejkalojnë pengesat dhe
vështirësitë që ne i përmend më parë-lartë. Nuk ekziston gjë në këtë Dunja
përveç se është e përkohshme. Unë nuk jam duke thënë se martesa është e lehtë
dhe se ajo nuk ka asnjë vështirësi apo mundime. Në martesë ka vështirësi dhe
probleme, mirëpo të mirat dhe mirësitë që përfitohen prej martesës peshojnë më
shumë se problemet dhe vështirësitë që ndodhin në të. Rrjedhimisht, këto
virtyte të bëjnë që ti, ti harrosh këto mundime dhe vështirësi (që has gjatë
jetëts). Mirësitë e martesës dhe gjërat që përfitohen prej saj, duhet shpjeguar
tek të rinjtë derisa ata e dëshirojnë atë. Martesa ndihmon që njerëzit të
mbrojnë organet e tyre private dhe të ulin shikimet e tyre.
Lidhur me këtë është thënia e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem,
ku thotë:
“O
ju të rinj! Kush
ka mundësi të martohet, le të martohet, sepse ajo e ruan shikimin e tij dhe e
mbron organin (nderin) e tij. E kush nuk ka mundësi, le të agjërojë, sepse kjo
është mburojë për të”
(Buhari 1905-5065 dhe
Muslimi 1400, nga Ibn Mes’udi radija_Allahu anhu)
I Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në mënyrë specifike i
udhëzon të rinjtë që të martohen, për shkak se ata janë të përgatitur dhe e kanë
aftësinë për këtë.
Është shumë më mirë për të rinjtë që të martohen në moshë të re, nëse ai
ose ajo e ka aftësinë dhe dëshiron për ta bërë këtë (martohet). Falënderimi
është për All-llahun Aze ue Xhel– dhe aktualisht është kryesisht ky rast.
Nuk ka asnjë justifikim për të rinjtë për të mos u martuar. I Dërguari sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, i shpjegoj mirësitë e martesës në moshë të re. Martesa
mbron organet private, sepse organet private janë shumë të rrezikshme nëse je i
pakujdesshëm.
All-llahu Subhane ue Te'ala thotë:
"Dhe ata që ruajnë
dëlirësinë (dmth organet e tyre private nga aktet e paligjshme si zinaja -
marrëdhëniet imorale). Përveç nga bashkëshortet e tyre ose ato (gratë skllave)
të cilat ua kap dora e djathtë, pasi për ato nuk janë për t’u fajësuar "
Surja El-Me'arixh: 29-30
Martesa mbron organet private. Kjo do të thotë se martesa e mbron një
person nga një e keqe e madhe. Martesa mbron nderin dhe ul shikimin. Nëse i riu
martohet, ai do të të kënaqet. Ai nuk do të shikojë lart e poshtë-këtu apo atje për gratë apo në
atë që All-llahu e ka ndaluar. Si rezultat, All-llahu e shpëton
këtë person nga harami, duke i dhënë atij hallallin. Prej Dhuntive të All-llahut,
ky i ri ka shpëtuar nga zinaja (tradhtia bashkëshortore) dhe imoraliteti.
Së dyti, Martesa e ndihmon një person që të arrijë
qetësinë-rahatinë-prehjen dhe lehtësinë.
All-llahu Subhane ue Te'ala thotë:
"Dhe nga Treguesit
(Argumentet) e Tij është se Ai krijoi për ju gra nga vetë ju, që ju të mund të
gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dhëmbshuri e mëshirë."
Sure Er-Rum: 21
Kurdo që i riu të martohet shpirti i tij lirohet prej anktheve, shqetësimeve
dhe trazirave dhe se ai e ka mendjen e qetë.
"... Që ju të mund të gjeni prehje tek ato."
Sure Er-Rum: 21
Vërtet, martesa e këtij të riu është një ndër arsyet për qetësinë dhe kthjelltësinë
e tij. Prandaj, Martesa është një arsye që prej të cilës vijnë shumë mirësi
dhe bekime të mira.
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 24 Muharrem 1434.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.