Kapitulli i 72 të
Dënimi
i Kibrit
(krenarisë
– mendjemadhësisë - vetëkënaqësisë)
612. `Abdullah bin Mas`ud (All-llahu
qoftë i kënaqur me të) transmeton se: I Dërguari i All-llahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
"S'do të hyjë në Xhennet ai që në
zemrën e tij ka Kiber sa pesha e një milingone (apo një thërmie).
Dikush tha:
"Personi dëshiron që rroba e tij
dhe ajo që mbath në këmbë të jenë të bukura . A është kjo prej Kibrit?''
I Dërguari i All-llahut (sal-lAllahu 'alejhi ue
sel-lem) tha:
"Jo, sepse All-llahu është i
Bukur dhe Ai e do të bukurën; El Kibru është mohimi dhe refuzimi i të vërtetës
dhe përçmimi dhe nënçmimi injerëzve''. [Muslimi].
Komentimi:
Hadithi thotë se një njeri
që ka qoftë edhe një thërrmijë Kibri (mburrjeje-mendjemadhësie) në zemrën e tij, do të
ndalohet nga hyrja ne Xhennet. Fjala e përdorur në hadith për sasinë më të vogël,
në arabisht do të thotë, ose milingona më e vogël, ose thërrmija që rrezaton
nga rrezet e diellit dhe shikohet përmes një plasaritje të murit. Kuptohet qartë
se kjo thërrmije ka pothuasje një masë jo-ekzistuese, por edhe kaq pak është e
papranueshme nga Allahu. Kjo mburrje e shtyn personin të mohoj ekzistencën e
All-llahut dhe Shpalljen e Tij, (kështu që) ai sigurohet të hidhet në
Xhehennem. Ai (personi) gjithashtu përballet me pakënaqësinë Hyjnore dhe
rrezikun e Zjarrit nëse thjesht rëndësia për pasuri, bukuri fizike, ngritje
sociale dhe intelektuale dhe statusi familjar, e bën krenar dhe mendjemadh dhe i
përçmon të tjërët, ose ngulmon në mohimin e të vërtetës. Së pari ai do dënohet
dhe vetëm pastaj do futet ne Xhennet. Megjithatë, një veshje e mirë nuk
llogaritet si shenjë Kibri (mburrjeje-mendjemadhësie).
Përshtati
dhe përktheu:
Arbrit
Kraja (Abu Yusuf al-Albani) Shkodër
dhe
Emin
shkodrani (Ebu ‘Abdullah Duraj)
Montreal,
Kanada.
18
Sefer 1434.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.