Wednesday, January 2, 2013

Shejkh Salih el-Uthejmin rahimehUllah | Gjykimi për mishin e importuar


Gjykimi për mishin e importuar

Imam Muhammed ibn Salih el-Uthejmin –Allahu e mëshiroftë-
(Fatawa Islamiyah, Darussalam, vëllimi 6, fq.276-278)

Pyetje: Cili është gjykimi për ngrënien e mishit të ngrirë që vjen nga jashtë vendit, veçanërisht mishi i pulës?

Përgjigje: Parimi bazë në lidhje me mishërat që vijnë nga Ehli-Kitabët –dhe ata janë Çifutët dhe të Krishterët-, është lejimi. Ashtu si parimi bazë në lidhje me mishërat që vijnë nga vendet Muslimane është gjithashtu lejimi. Kështu është çështja, edhe nëse nuk e dijmë se si i kanë therur, apo nëse e kanë përmendur emrin e All-llahut për to apo jo. Kjo sepse parimi bazë në lidhje me veprën e atij që ka përvojë në të është se ajo është kryer mirë dhe saktësisht, përveç nëse bëhet e qartë se nuk është kryer mirë dhe saktësisht.
Argumenti për këtë parim bazë është transmetimi i konfirmuar në Sahih Buhari nga Hadithi i ‘Aishes radija_Allahu anha, ku thotë: “Disa thanë:

“O i Dërguar i All-llahut! Disa njerëz vijnë tek ne me mish dhe ne nuk e dijmë nëse Emri i All-llahut është përmendur në to apo jo.” 

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha:

“Përmendeni Emrin e Tij dhe pastaj hani atë.” 
(Buhariu nr.5507)

Ajo (‘Aishja) tha: 


“Dhe ata sapo e kishin lënë kufrin (mosbesimin)”

Pra, në këtë hadith ka argument se kur një vepër bëhet nga dikush me përvojë, nuk na obligohet që të pyesim: A e ka bërë saktësisht apo jo?
Bazuar në këtë parim, këto mishëra që na vijnë nga Ehlil-Kitab janë të lejuara. Nuk kemi nevojë të pyesim rreth tyre, e as të hulumtojmë. Sidoqoftë, nëse në bëhet e qartë se posaçërisht këto mishëra të importuar janë therur në mënyrë të gabuar, atëherë nuk i hamë, bazuar në fjalët e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

“Hani atë në të cilin ka rrjedhur gjaku, dhe atë në të cilin është përmendur Emri i Allahut, përveç (atë që është therur duke përdorur) dhëmbët dhe thonjtë (el-dhufuri). Sa për dhëmbët, ata janë kockë, dhe sa për thunin, ajo është thika e Etiopianve.” 
(Buhari nr.5544 dhe Muslimi nr.1968)

Dhe nuk i takon njeriut të jetë kokëfortë në Fenë e tij dhe të hulumtojë për gjëra që nuk kërkojnë asnjë hulumtim. Megjithatë, nëse i bëhet e qartë se është i pavlefshëm dhe është i sigurtë për këtë, atëherë është e detyrueshme për të që t’i shmanget. Por nëse ai është në dyshim dhe heziton mbi të se a është therur në mënyrë të saktë apo jo, atëherë kemi dy parime:

Parimi i parë: Se është e saktë.

Parimi i dytë: Të hezitoni: nëse një person është në mëdyshje për të dhe e lë atë, nuk ka gjynah mbi të, edhe nëse e han, nuk ka gjynah mbi të.
Në përputhje me rrethanat, situata bie në tre raste: Ose ne e dimë se ky person ther sipas mënyrës së saktë, ose e dimë se ai nuk ther sipas mënyrës së saktë, dhe në këto dy raste gjykimi është i njohur. Rasti i tretë është se ne jemi në dyshim dhe nuk e dimë nëse ai e ka therur sipas mënyrës së saktë apo jo. Gjykimi në këtë rast është se kafsha e therur është e lejuar dhe nuk nevojitet të pyesësh ose hetosh se si e ka therur, dhe nëse e ka përmendur Emrin e All-llahut apo jo. Më saktë, ajo që është e qartë prej Sunnetit, vërteton se është më mirë të mos pyesësh dhe të mos hulumtosh. Për këtë arsye, kur ata thanë: 

“Ne nuk e dimë nëse Emri i All-llahut është përmendur mbi to apo jo,”

Ai nuk i tha atyre: 

“Pyeti ata nëse e kanë përmendur emrin e All-llahut apo jo.” 

Përkundrazi, ai tha

“Përmendeni Emrin e Tij dhe pastaj hani atë.”

Tesmijah (përmendja e Emrit të All-llahut) që urdhëroi Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk është Tesmijah e therjes, e cila tashmë është kryer dhe përfunduar, (por) është Tesmijah e ngrënies. Sepse është ligjëruar për atë që po han, të përmend para ngrënies  Emrin e All-llahut ‘Azze ue Xhel.
Në të vërtetë, mendimi më i sigurtë është se përmendja e Emrit të All-llahut, gjatë ngrënies është detyrim, bazuar në urdhërimin nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për të bërë kështu, sepse kur një person nuk e përmend Emrin e All-llahut, shejtani  merr pjesë në ushqimin dhe pijen e tij.

Përktheu nga anglishtja: Emin Shkodrani (Ebu Abdullah Duraj)
Kanada, Montreal, 20 Sefer 1434

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.