Sunday, May 6, 2012

Një femër që ka pasur të dashur para se të kthehet në Islam


Një femër që ka pasur të dashur para se të kthehet në Islam

Pyetje:
 Një grua pyet, duke thënë se ajo u kthye (1) në Fenë Islame, ndërsa me parë ajo ishte përfshirë në një marrëdhënie të palejueshme (Haram) me një njeri tjetër (të dashurin). Pra, a është e nevojshme që ajo të hyjë në 'iddah (në periudhën e pritjes)​​, nëse ajo dëshiron të martohet apo jo?

Përgjigje:
Ajo që është e mjaftueshme për të,  është që të lejojë kalimin e një cikli menstrual.
Dhe Allahu ,është më i dituri.

E rëndësishme:
Një femër muslimane nuk i lejohet të martohet me një burrë jo Musliman, kështu që këtu supozohet që ajo / ose:

1) Pyetësi këtu po kërkon në lidhje me 'iddah (periudhën e pritjes)​​,  pasi ajo tashmë dëshiron të martohet me një burrë Musliman, ose ?

2) Ajo po pyet në lidhje me 'iddah ( periudhën e pritjes )​​, që ajo tashmë dëshiron për t'u martuar me të dashurin e saj i cili është vetë një Musliman.

Allahu është më i dituri.

Shejkh: Muham-med Ibn Salih El-Uthejmin RahimehUllah
Burimi: Fetaua Mu'aasirah / fq/ 86

Shënime:
 (1): Ebu Jusuf citon: shumë njerëz e përdorin shprehjen (konvertin) në përkthimet e tyre si (pranim / pranoj / apo siç thonë shumica e njerëzve, ai apo ajo pranoj Fenë Islame) . Por përshtatja më e saktë është të thuhet se; ai apo ajo u kthye  në Fenë Islame, sepse ai apo ajo ka lindur në këtë natyrshmëri (fitrën / Islame).

 Imam Buhariu në Sahihun e tij transmeton prej Ebu Hurejres se i Dërguari i Allahut Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem,  ka thënë:

"Çdo foshnje lind në natyrshmërinë (fitrën) e pastër (Islame), ndërsa prindërit e tij e bëjnë atë të Krishterë, Hebre apo zjarrputist"


Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja / Ebu Jusuf
Shkodër 6/5/2012 

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.