Tuesday, August 7, 2012

Kujdestaria e fëmijëve pas divorcit



Kujdestaria e fëmijëve pas divorcit

Pyetja:
    Kur burri dhe gruaja ndahen dhe ata bashkë kanë bij dhe bija; cilit i takon kujdestaria?

Përgjigje:
Ata (fëmijët) do të jenë me atë që Gjykatësi [Musliman] do vendosë.

      Domethënë; se nëse burri dhe gruaja nuk bien dakord mes tyre (vetes) se cili prej tyre (dyve) do ta marrë kujdestarinë (e fëmijës), atëherë çeshtja dhe kujdestari zgjidhet me Gjykimin Islam, dhe ai (Gjykatësi) do të shikojë për dobinë me të mirë (për fëminë).

       Dhe ne duhet të dimë se qëllimi prapa kujdestarisë dhe edukimit, është mirëqenia e atij që do kujdeset për [fëmijët], dhe kjo (kujdestaria) nuk lejohet për t'ju dhënë atij që nuk do mund ta ruajë atë dhe t'i japë atij një edukim të hajrit, edhe nëse personi (ai ose ajo) e ka të drejtën e kujdestarisë përsa i përket marrëdhenies - sepse ne kemi njohuri se ai ose ajo është i pakujdesshëm, ose ne kemi njohuri se ai ose ajo është një rob që është gjynahqar, kështu që prej kësaj del dhe gjykimi se ne nuk mund t'ia lëmë fëmijët atij ose asaj, dhe për kët arsye kujdestaria  bie prej tij ose asaj.

      Sidoqoftë ajo që është më e rëndësishme është, rezultati përfundimtar që vendoset nga Gjykatësi, dhe mbi të [Gjykatësin] është që ai të ketë frikë Allahun Azze ue Xhel, dhe të marrin në konsideratë më të mirën (për kujdestarin) e fëmijës. "

Shejkh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah

Silsilah Lika Baabul Maftuh 16 / 229.

Përshtati dhe përktheu:  Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 7 Gusht 2012.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.