Wednesday, August 29, 2012

Pse Profeti (صلى الله عليه وسلم) martoj një numër grash?


Lidhur me Martesën e Profetit (صلى الله عليه وسلم) me një numër grash.

Pyetje:  Pse Profeti (صلى الله عليه وسلم) martoj një numër grash?


Përgjigje: 

Tek All-llahu qëndron Urtësija e pakufizimit dhe kjo është prej Urtësisë së Tij, që Ai i Lartëmadhëruari, ua lejoj burrave në Sheriatet e shpallura më parë dhe në sheriatin e Profetit tonë Muhammed (صلى الله عليه وسلم) të marrin për lidhje martesore më shumë se një grua.
Leja për tu martuar me më shumë se një grua nuk ishte posaçërisht vetëm për Profetin tonë Muhammedin (صلى الله عليه وسلم). Por edhe Jakubi alejhi ue sel-lem, pati dy bashkëshorte dhe ndërsa Sulejmani i biri Daudit alejhimus salatu ue sel-lem, kishte nëntëdhjetë e nëntë gra dhe ai i vizitoi (dmth. duke pasur marrëdhënie me ta) të gjitha ata në një natë, me shpresë se Allahu, do ta bekojë atë me një djalë nga çdo njëra prej tyre, të cilët do të luftonin në rrugën e Allahut.

Kjo nuk është një diçka e re në Sheriat, dhe as nuk e kundërshton atë një mendje e shëndoshë, dhe as kërkesa e Fitres; [1] Në të vërtetë urtësia e bën të nevojshme atë. Sepse gratë janë më shumë në numër se meshkujt, ashtu sikurse regjistrimet vazhdimisht e provojnë këtë, një burrë mund të posedojë forcë fizike aq shumë saqë ai ka nevojë për më shumë se një grua, në mënyrë që ai mund të jetë në gjendje që të kënaq dëshirat e tij në një mënyrë të lejuar, dhe jo në një mënyrë ndaluar Haram. Përndryshe ai do jetë i detyruar ti përmbaj dëshirat e tij, ose gruaja mund të jetë duke vuajtur prej ndonjë sëmundje, diçka që mund ta pengojë atë për t'i plotësuar nevojat e tij, të tilla si menstruacionet apo gjakderdhjet pas lindjes, ose diçka tjetër që e pengon një burrë për t'i plotësuar dëshirat e tij me të (gruan). Kështu që ai mund të ketë nevojë për një grua tjetër që me të cilën ai mund ti plotësojë dëshirat e tij, në vend se ti shtypin ato, ose kryerjes së akteve të shëmtuara (zinas).
Kështu që poligamia e grave është e lejuar dhe e justifikuar, logjikisht, në përputhje me Fitren dhe Sheriatin Islam, dhe kjo ka qenë e lejuar për tu praktikuar që prej Profetëvë të vjetër - me të vërtetë mund të thuhet se është obligim në disa raste të domosdoshmërisë ose keni nevojë për ndonjëherë - atëherë kjo nuk është për t'u habitur që Profeti ynë, Muhammedi (صلى الله عليه وسلم) veproi kështu.

Ka edhe shumë arsye të tjera pse ai u martua me një numër grashë të cilat kanë qenë të përmendura nga dijetarët, të tilla si forcimi i lidhjeve midis tij dhe disa prej fiseve arabe - kështu që ndoshta kjo mund të sjellë në njëfarë forcë për Islamin dhe ndihmë në përhapjen e Mesazhit nëpërmjet rritjes së harmonisë, duke afirmuar lidhjet e dashurisë dhe të vëllazërisë. Ajo mund të ketë qenë edhe për t'i dhënë strehim dhe ngushëllim të vejave, për atë që ata kishin humbur, sepse kjo është lirim prej brengosjes dhe lehtësim nga vështirësitë. Sheriati Islam e ka përshkruar mënyrën për njerëzit dhe komunitetin për t'ju ardhur në ndihmë atyre që humbasin burrat e tyre në Xhihad ose ... etj, ekziston gjithashtu një strehë dhe shpresë për kujdesin dhe rritjen e të vegjëlve, dhe që ndihmon në rivendosjen e një ekuilibri natyror dhe në rritjen e numrit të popullsisë dhe kjo i ndihmon ata që dëshirojnë për të përhapur Fenë e Allahut - Islamin.

Nevoja për të (poligaminë) nuk është vetëm për të kënaqur dëshirat, siç është dëshmuar edhe nga vetë fakti që Pejgamberi (صلى الله عليه وسلم) nuk u martua me virgjëresha ose gra të reja, përveç Aishes radija_Allahu anha, pjesa tjetër e grave të tij ishin të moshuara dhe të martuara më parë. Në qoftë se ai do kishte qenë i shtyrë (i prirë) prej dëshirës dhe epshit fizik që të martohet me një numër grashë, ai do të kishte zgjedhur virgjëresha të reja në mënyrë që të kënaqte epshin e tij, veçanërisht pasi ai kishte emigruar, ku tokat ishin çliruar dhe shteti Islam ishte themeluar. Atëherë pushteti Muslimanëve ishte i vendosur dhe fuqia e tyre u rrit, dhe çdo familje e dëshironte që ai të martohej me bijën e tyre - por ai nuk e ka bërë këtë. Ai u martua vetëm për qëllime fisnike dhe konsiderata të larta, të cilat janë të qarta për ata që i kanë studiuar rrethanat e seciles prej martesave të tij. Nëse ai t’kishte qenë një njeri i dhënë pas pasioneve .. etj, ajo do të njihej prej Siras së tij (Biografisë / historisë) të ketë ndodh kur ai ishte ende i ri dhe i fortë. Por kjo kur ai kishte vetëm një grua, bashkëshorten i tij fisnike, Hatixhe bint Khuwallid radija_Allahu anhu, që ishte më e vjetër se ai. Në qoftë se do kishte raste të tilla, ai do të kishte qenë i njohur për sjelljen e padrejtë me gratë e tij fisnike, të cilat ishin të moshave dhe të bukurive të ndryshme. Por në fakt, ai nuk ishte i njohur për asgjë tjetër, përveç për drejtësinë dhe ndershmërinë të tij absolute në sjelljen e tij personale dhe pastërtisë morale, kjo njëkohësisht që kur ai ishte një djalë i ri dhe burrë i vjetër. E gjithë kjo vlen për të vërtetuar mirësjelljen, cilësitë, karakterin dhe moralin e tij të lartë si dhe integritetin e tij në të gjitha çështjet. Kështu që ai është njohur si i tillë madje edhe nga armiqtë e tij.

[1] Fitreh: gjendja e natyrshme në të cilën ne jemi krijuar.

Komisioni i Përhershëm për Fetaua
[ Fetaua Islamijeh, Darussalem, Besim, Vol 1 - fq. 296-298] 
Përshtati dhe përktheu: Arbrit Kraja / Ebu Jusuf
Shkodër 11 Sheuual 1433.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.