Wednesday, August 8, 2012

Qëndrimi jashtë Xhamisë pas Ezanit


Të ulurit dhe të qëndruarit jashtë Xhamisë pasi Ezani thirret

Shejkh Zejd ibn Hadi el-Medkhali hafidhahUllah



Pyetësi:
" Ndërkohë që ezani për namaz është thirrur, ka vëllezër të cilët ulen në afërsi të Xhamisë dhe ata nuk hyjnë në Xhami derisa dëgjojnë ikametin që thirret për namaz. A ka ndonjë problem në këtë? "

Shejkh Zejd el-Medkhali:
"Si është kjo?"

Pyetësi:
"Ata e dëgjojnë ezanin dhe qëndrojnë të ulur jashtë Xhamisë deri sa ikameti thirret. Kur ai thirret, atëherë ata hyjnë në Xhami. A ka ndonjë problem me këtë veprim? "

Shejkh Zejd el-Medkhali:
"Cila është arsyeja për këtë … a është ky një namaz farz? "

Pyetësi:
"Po, kjo është në kohën e namazit farz."

Shejkh Zejd el-Medkhali:

"Jo, Jo! Hyrja në Xhami ka prioritet dhe duhet nxituar për të (në sjellje Profetike). Nëse ata hyjnë në Xhami, ata do të gjejnë shpërblimin. Ka shpërblime që nuk fitohen duke qëndruar jashtë Xhamisë.

Ata mund të falin dy rekatë namaz, dhe ti luten Allahut për mirësi në këtë jetë dhe në Ahiret, se vërtetë Duaja ndërmjet ezanit dhe ikametit pranohet.

Sa për të qëndruarit jashtë Xhamisë, është e mundur që ata të flasin rreth çështjeve të cilat janë të pa dobishme dhe të dëmshme gjë që ne të cilat nuk ka dobi. Kjo nuk është mënyrë e urtësisë / mençurisë për ata të cilët janë të etur për të fituar shpërblimin dhe kërkimin falje prej mëkateve.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm nga këto rrugë që nuk janë të sakta (dobishme për ne).
Xhamia merr përparësinë dhe Allahu e di më së miri."


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 8 Gusht 2012.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.