A konsiderohet Xhelozia si Talak ?
Divorci -
Pavlefshmëria e Talakut që nuk është thënë ose shkruar - Mendimi se xhelozia konsiderohet
si Talak
Pyetje:
Një burrë
nuk mund të pranonte që një mashkull jo mahrem të përshëndetej me gruan e tij
dhe të ulej me të. Ai e këshilloi dhe e paralajmëroi këtë njeri disa herë, por
ai nuk e mori parasysh (konsideratë) këshillën e tij. Një herë ky burrë e gjeti gruan e tij
të ulur me këtë njeri në shtëpinë e vëllait të saj, kështu që ai u bë shumë i
zemëruar. Kur burrat dolën jashtë, ata të dy u përleshën dhe përfunduan në
rajonin e policisë. Në fund ata u pajtuan, por kur burri erdhi për të marrë gruan
e tij në shtëpi, familja e saj i tha atij se ai duhet të këshillohet me Dar
El-Ifta (Komisionin e fetvave) lidhur me këtë çështje.
Përgjigje:
Xhelozia e
burrit për gruan e tij, është ndjenjë nderit në përgjithësi, si dhe dëshira për
të mbrojtur nderin e tij janë çështje që janë të urdhëruara nga Sheriati. Kështu,
ky burrë është i lavdëruar për xhelozinë e tij kundrejt këtij njeriu që është
ulur me gruan e tij në një mënyrë që ngre dyshime, qoftë kjo në praninë e tij
apo mungesë. Ai është i lavdëruar edhe për këshillimin e gruas së tij që të
shmangë uljen me këtë njeri apo çfarëdo njeriu tjetër, për të shmangur dyshimin
dhe dyshimet.
Mirëpo, përshëndetja apo ulja e një mashkulli jo mahrem me një
grua edhe pse nuk lejohet, nuk konsiderohet si Talak (divorc i shpallur nga
burri) dhe nuk e prishë apo anullon martesën. Gjithashtu, mendimet e këqia të
burrit dhe dyshimet rreth gruas së tij, nuk konsiderohen si shpifje apo Talak
dhe nuk e bëjnë të ndaluar atë (gruan) tek ai. Prandaj, kjo femër është akoma
gruaja e tij dhe obligimi i tij ndaj saj është ruajtja (e nderit) dhe këshillimi
i saj. Ajo duhet t'i binden atij dhe ta ruajnë nderin e saj dhe të shmangë dyshimet
dhe të qëndrojë larg çdo gjëje që mund t’ja dëmtojë asaj figurën apo Fenë e
saj. Një grua duhet ti përmbushë të dy drejtat, drejtat e All-llahut Xhel-le ue Ala, dhe të drejtat
martesore të burrit të saj.
Allaahu na dhëntë sukses.
Paqja dhe Bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij të fundit për mbarë njerëzimin, mbi familjen e tij dhe gjithë shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndoqën dhe e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Komisioni i Përhershem
për Fetva.
Shejkh : Abdul-Aziz Bin Baz rahimehullah
Shejkh: Abdul-Rrezak Affifi rahimehullah
Shejkh: Abdullah Ibn Gudejan rahimehullah
(Fetva Nr :1512 Pjesa : 20 fq : 203 - 204 )
Përktheu: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
Shkodër 22 Rebb’i 1 1434
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.