Pyetësi:
O Shejkh Fisnik, nëse unë dua të martohem me një
motër, a mund ta shoh unë atë nëpërmjet webcamit, ose a mundet ajo të më
dërgojë një foto të saj në mënyrë që unë mund të shoh atë? Për shkak se
udhëtimi ku ajo banon është shumë larg për mua?
Shejkh Zejd el-Medkhali hafidhehUllah:
Këto metoda janë prej çështjeve të shpikura në Fe. Dërgimi i
fotografive të grave, është një metodë e cila nuk është e saktë - nuk lejohet.
Profeti صلى
الله عليه وسلم
lejoi që personi që dëshiron ti propozojë një
gruaje, ai e lejoi atë, nëse ai është në gjendje për të parë nga ajo aq sa duhet
që ta nxisë atë të martohej me atë, ai mund ta bëjë këtë.
Pra ajo që ti shikon në të, është një vështrim
natyral - vështrim i qartë që e bën me sytë e tu, (Kjo) nëse është me lejen e kujdestarit
të saj, ose ti e sheh atë duke ecur në rrugë. Kështu që kur ajo është duke ecur
rrugës, ti sheh fytyrën e saj apo një gjë e cila të tërheq ty që ta martosh
atë, e tillë si shtati apo bukurija e saj - dmth pamja e saj. Ose ti e kërkon për ta parë atë
nëpërmjet kujdestarit (Ualis) të saj (por) pa qenë vetëm me të. Nuk ka asnjë problem me
këtë.
Sa për shkëmbimin e fotove, kjo nuk lejohet. Sepse
kjo foto mund të kërkohet nga dikush që nuk dëshiron të martohet me këtë grua,
dhe kështu njerëzit mund ta qarkullojnë foton e saj. Kështu që kjo (dmth fotoja
e kësaj motre) do të jetë (apo bëhet) sikurse malli që tregtari e shfaq në treg. Kjo nuk
është e saktë dhe kjo është prej bidateve.
http://mtws.posterous.com
http://mtws.posterous.com
Përktheu: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
Shkodër 28 Rebbi’1 1434
BaarakAllahu Feek
Martesa me anë të internetit a është kjo mënyra për ti njohur të tjerët?
Shejkh Ubejd el-Xhabiri (Allahu e ruajtë)
Martesa me anë të internetit a është kjo mënyra për ti njohur të tjerët?
Shejkh Ubejd el-Xhabiri (Allahu e ruajtë)
Foli kundër atyre burrave Muslimanë dhe grave që e përdorin internetin për të gjetur një partner. Ai tha se ka në mesin e meshkujve, disa, që në zemrat e të cilëve ekziston një sëmundje, të cilët janë të mallkuar nga Allahu Xhel-le ue Ala, të tillë janë ata që hyjnë në këto forume të veçanta për gratë me emra femëror që të bisedojnë në çhat me motrat, madje edhe nëse është për davet sepse ata i mashtrojnë njerëzit rreth vetes dhe pastaj i pyesin ata për martesë etj.
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
"Kushdo që vjen tek ju dhe ju jeni të kënaqur me Fenë e tij dhe moralin e ..." Sahihah (1022)
"Kushdo që vjen tek ju dhe ju jeni të kënaqur me Fenë e tij dhe moralin e ..." Sahihah (1022)
Këtu Shejkhu citon dhe thotë se një burrë Musliman i cili dëshiron të martohet duhet te shkojë tek kujdestari i saj (në mënyrë që i ka hije) dhe jo nëpërmjet internetit, kështu që ata mund ta kenë mundësinë ta shohin atë dhe moralin e tij dhe në mënyrë të veçantë Fenë e këtij propozuesi.
Si mundet që morali dhe në mënyrë të veçantë Feja të vërtetohen nëpërmjet internetit? Hadithi thotë "... vjen tek ju ...". Motra dhe vëllezër, Shejkhu hafidhehullah, i tha këto fjalë që të tërhiqet vërejtja dhe të jemi të kujdesshëm, pasi këto vëllezër dhe gjithashtu edhe disa motra nuk kanë turp në atë që bëjnë dhe në disa raste ata i prishin martesat, pasi ato ndoshta flasin me dikë që është i martuar dhe bisedojnë me të gjatë e gjatë derisa të ndodhë divorci. Shejkhu hafidhahUllah, gjithëashtu tha se ka marrë ankesa të shumta në lidhje me këtë çeshtje.
Burimi:
Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër Rebbi'1 1433.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.