“Vërtet
All-llahu
nuk shikon në trupat tuaj e as në
fytyrat tuaja, por
shikon në zemrat tuaja.”
I Dërguari i Allahut sal-laAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
“Vërtet All-llahu nuk shikon në trupat tuaj
e as në
fytyrat tuaja, por
shikon në zemrat tuaja (veprat tuaja).”[1]
Shejkh Muham-med ibn Salih el-'Uthejmin rahimehUllah, komenton: [2]
Allahu Xlel-le ue Ala, nuk shikon tek robërit trupat
e tyre, nëse ata janë të mëdhenj apo të vegjël në shtat, as nëse ata janë të
shëndoshë apo të sëmurë. Ai nuk shikon në fytyrat e tyre, nëse janë apo jo ata të
bukur apo të shëmtuar. Të gjitha këto çështje janë (absolutisht) pa asnjë
domethënie tek Allahu Subhanehu ue Te’ala. Njëkohësisht, Ai nuk shikon as racën
e as prejardhjen e tyre, dhe nëse ata janë fisnikë-bujarë ose jo, dhe Ai nuk
shikon pasurinë e tyre. Ai nuk shikon aspak në asnjë prej këtyre çështjeve.
Nuk qëndron asnjë lidhje mes Allahut Aze ue Xhele, dhe
krijesave të Tij përveçse nëpërmjet (devotshmërisë dhe drejtësisë). Kushdo që
posedon më shumë devotshmëri ndaj Allahut Xhel-le ue ’Ala, është më afër Tij,
dhe po ashtu më i ndershmi është afër Tij, kështu që mos u krenoni me pasurinë
tuaj, as me bukurinë tuaj, as me trupin tuaj, as me fëmitë tuaj, as me
kështjellat tuaja, as me mjetet tuaja dhe as edhe me ndonjë çështje të kësaj
bote - dunjaje. Vërtetë, nëse All-llahu Aze ue Xhel, të ka dhënë ty sukses për
ta arritur devotshmërinë dhe drejtësinë, kjo është prej Mirësisë së Tij mbi ty,
kështu që falënderoje All-llahun Subhanehu ue Te’ala.
[1] Transmeton Muslimi, nr. 2564
[2]
Shejkh Salih el-'Uthejmin, Sherh Rijaad es-Salihin, 1/61 - (Dar al-Watan)
Përktheu:
Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër
25 Rebbi’1 1434.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.