Thursday, February 7, 2013

Kini kujdes gjuhen O Ummeti i Muham-medit



Kini kujdes gjuhen o Ummeti i Muhammedit! – Shejkh Abdull-llah edh-Dhimarij

Predikim që të bën për të qarë i shejkh Abdull-llah edh-Dhimarij

..Shkaku i kësaj është të dëgjuarit e bisedës të atij që nuk dëshiron të dëgjosh bisedën e tij.


Spiunimi i njerëzve.

O vëllezër ne jemi në rrezik, ne jetojmë në rrezik.

Kush na garanton ne prej këtyre llojeve të ndëshkimit, kush na garanton ne?

Çështja është e rrezikshme, shumë e rrezikshme.

Çështja UAll-llahi është e rrezikshme.

(O) sikur ne të mos u krijonim dhe mos ta shihnim dunjanë (këtë botë). Sikur ne të ishim gurë, gurë në këto male. Të mos e kishim parë dunjanë dhe mos ta kishim njohur atë.

Ndërsa ti shikon tek këta të mjeranë dhe melekët hedhin në veshët e tyre plumbin e shkrirë, e ata çirren, bërtasin dhe qajnë.

E atëherë ti befasohesh me një pamje tjetër. Një grup i madh prej muslimanëve nga burrat e gratë, shfaqen prej gjynahqarëve të muslimanëve dhe gjuhët e tyre janë ndezur. Gjuhët e tyre janë shndërruar nga mish në zjarr flakërues. 

E ata bërtasin dhe qajnë. Këto, gjuhët e tyre janë shndërruar në ndëshkim kundër tyre. Çdo njëri prej tyre ëndërron që All-llahu t’ia presë gjuhën e tij.

Nuk mundet. Gjuhët e tyre janë shndërruar në copa prej zjarri, e ata qajnë,

bërtasin dhe nuk gjejnë kush t’i mëshirojë. 50 mijë vjet e ata kërkojnë ndjesë me përulësi.

Thua (pyet) kush janë këta? Dhe gjuha e secilit është shndërruar në dy gjuhë prej zjarrit, nuk janë prej mishit, janë prej zjarrit.

Si( ka mundësi)?


Më thuaj mua pasha Zotin tënd kur shndërrohet gjuha e robit ndëshkim kundër tij, nuk ka mundësi të shpëtojë prej tij (ndëshkimit), nuk i ftohet ndëshkimi (lehtësohet), nuk i qetësohet, nuk di si të veprojë.

Çështje e vështirë. Kush janë këta?

Këta janë ata të cilët futen midis njerëzve me disa fytyra.

Futet midis njerëzve me dy fytyra. Shkon tek ata që janë në konflikt, shkon tek këta me një fytyrë dhe tek të tjerët me fytyrë tjetër që të mbjellë grindje dhe mosmarrëveshje (midis tyre).

Transmeton Ebu Dawudi, Bukhariu në el-Edeb el-Mufred, Ebu Ja’la dhe të tjerë nga hadithi i Am-mar ibn Jasir -All-llahu qoftë i kënaqur me ta-, ka thënë: Ka thënë i Dërguari i All-llahut –sal-lAll-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem-:



Ai që ka dy fytyra në dunja (këtë botë) do të ketë dy gjuhë prej zjarri ditën e Kijametit

O Ummeti i Muhammedit, gjëja nga e cila kemi frikë më shumë për vetet tona janë gjuhët tona.
(Kini kujdes) gjuhën!

(Kini kujdes) gjuhën!

(Kini kujdes) gjuhën o Ummeti i Muhammedit!

Pejgamberi –sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem- i thotë Muadhit:
“ A do ti hedhë njerëzit me fytyra në zjarr vetëm se ajo çfarë kanë korrur gjuhët e tyre”
(Kini kujdes) gjuhën o Ummeti i Muhammedit!

(Kini kujdes) gjuhën!

Është pyetur Pejgamberi –sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem- se cila është ajo gjë

që i futë më shumë njerëzit në zjarr dhe ka thënë:


“Goja dhe organi (seksual).”
(Kini kujdes) gjuhën!

Bëj kujdes prej gjuhës tënde!

Sa njerëz janë që lëshojnë gjuhën e tyre dhe nuk frikësohen nga gjynahi.
O Ummeti i Fesë Islame kapini (mbani) gjuhët tuaja!
Çështja është e rrezikshme.
Më thuaj mua pasha Zotin tënd, sikur të shikosh një person të vetëm dhe gjuha e tij është shndërruar në dy gjuhë, e ndarë përgjysëm, në dunja (në këtë botë) dhe ajo është mish, por e kanë prerë në dy pjesë.

Si do të jetë pamja e tij kur ti ndizet gjuha e tij e ajo është e ndarë në dy pjesë? Si do të jetë pamja e tij? Dhe si do të jetë pamja e tij kur ti shndërrrohet gjuha e tij në dy gjuhë prej zjarrit?

Dy gjuhë prej zjarrit, e ai qan, bërtet, rënkon dhe ëndërron që të mos kishte folur asnjë prej fjalëve që zemërojnë All-llahun.

O Ummeti i Muhammedit vendi i dhënies llogari është i mbushur me gjëra të frikshme, është i mbushur me gjëra të frikshme.


Nuk është e lehtë o Um-meti i Fesë Islame.


Përshtati: Astrit Hoxha

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.