Vërtetë Veprat Vlerësohen Sipas Qëllimeve
Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, të thotë:
’’Vërtetë veprat vlerësohen sipas qëllimeve, dhe çdo njeriu i takon ajo që ai ka pasur për qëllim. Prandaj, kush emigron (bën Hixhret) për hir të Allahut dhe për të Dërguarin e Tij, atëherë edhe shpërblimin do e ketë tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. Ndërsa ai që migron për të fituar ndonjë të mirë të kësaj bote apo të martohet me ndonjë grua, ai do të marrë atë që ka pasur për qëllim’’ (Buhari-Muslim)
Esh-Shejkh, El-Allame Saalih Aalish-Shejkh hafidhehUllah, shpjegon: Ky hadith është një hadith madhështor ...
Ky hadith është një parim prej themeleve bazë të Fesë. Imam Ahmed rahimehUllah, ka thënë: Islami rrotullohet rreth tre (3) haditheve:
Transmetimi i
Umerit radija_Allahu anhu:
’’Vërtetë veprat vlerësohen sipas qëllimeve’’.
Transmetimi i
A'ishes radija_Allahu anha:
“Kush shpik (diçka) në çështjen (fenë ) tonë që
nuk është prej saj ajo është e refuzuar.”
Transmetimi i
Nu'maan Ibn Beshir radija_Allahu anhu:
’’Vërtet e lejuara (hallalli) është
e qartë, por edhe e ndaluara (harami) është e qartë’’
Pra, ky transmetim ’’Vërtetë
veprat vlerësohen sipas qëllimeve’’ është i nevojshëm në çdo gjë (vepër), nevoitet
në bindjen ndaj urdhërave, në qëndrimin larg çështjeve të ndaluara dhe
braktisjen e dyshimeve. Prandaj prania e këtij hadithi është shumë madhështor,
sepse njeriu çdo vepër të tij është i obliguar (i kërkohet) ta zbatojë mbi këtë
(kusht) që është një urdhër për tu ndjekur: qoftë ky një urdhër i obliguar apo i
rekomanduar, apo ajo që është mes ndalimit apo largimit prej saj: ndalimi i të
ndaluarës apo ndalimi i të urryerës, ose kur urdhëresa bëhet e dyshimtë,
atëherë ajo braktiset. E gjithë kjo nuk është e saktë, përveç nëse brenda saj
ke për qëllim Fytyrën e Allahut, Azze ue Xhel, dhe kjo është En-Nijah (Njeti-Qëllimi).
Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 1 Rebbi’2 1434.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.