Monday, February 11, 2013

Akide dhe Menhexh janë Një


Akide dhe Menhexh janë Një

Shejkh Muham-med Se'id Raslaan hafidhahullaah


       Një herë pas një mësimi në mbrëmje me Shejkh Muham-med Se'id Raslaan (All-llahu e ruajt atë dhe familjen e tij me të mira), e pyeta me një pyetje lidhur me Menhexhin. I thashë Esh-Shejkh ne në perëndim dëgjojmë disa herë për një person që e përshkruajnë me Akide të shëndoshë, por me Menhexh të prishur, apo i prishur në Akide dhe i shëndoshë në Menhexh.

                  Shejkh Raslaan hafidhehullah, me të dëgjuar këtë buzëqeshi.

Ai tha se, Akideja dhe Menhexhi janë një. Akide dhe Menhexh janë një.

      Ai theksoi se nëse një përson është me Akide të shëndoshë, atëherë ai është i shëndoshë edhe në Menhexh, e nëse ai është i prishur në Akide, ai është i prishur edhe në Menhexh.

        Ai tha, nëse ai është i shëndoshë në Menhexh, ai është i shëndoshë edhe në Akide dhe nëse ai është i prishur në Menhexh, ai është i prishur edhe në Akide.

Esh-Shejkh shtoi, Menhexhi (del) vjen prej Akides, ajo del prej Akides.

       Menhexhi është i gjërë, shumë i gjërë. Mirëpo ai ende (del) dhe vjen prej Akides që është edhe më gjerë. Ai theksoj se nëse Menhexhi i njerit  është i shëndoshë, atëherë edhe Akideja e tij duhet të jetë e shëndoshë. Vërtet ata janë një trup i vetëm.


Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 1 Rebbi’2 1434.


Shejkh: Salih el-Feuzan hafidhehUllah
El-Exhuibeh El-Mufideh, fq 75



    A ka ndonjë dallim mes Akides (besimit) dhe Menhexhit (metodologjisë)?

Përgjigje:

     Menhexhi është më i përgjithshëm se Akideja, Menhexhi gjendet në Akide, dhe në drejtim (udhëzim) në sjellje dhe në marrëdhënie dhe në tërë jetën e Muslimanit, sigurisht që çdo drejtim që një Musliman merr quhet Menhexh. Sa për Akiden, atëherë çfarë ka për qëllim nga kjo është (themeli / baza) e Imanit (besimit) bashkë me kuptimin e dy shehadeteve dhe çfarë ata sjellin, kjo është Akidja.

Përktheu: Arbrit Kraja / Ebu Jusuf
Shkodër Rebbi'1 1433

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.