Nëse një bashkëshort
mallkon tjetrin, a do të thotë kjo se ata janë të divorcuar apo të ndaluar për
njëri tjetrin?
Cila është gjendja apo situata e një burri nëse ai e
mallkon gruan e tij apo e një gruaje nëse ajo e mallkon burrin e saj? A bëhen apo a
konsiderohen të ndaluar ata për njëri-tjetrin në lidhje me martesën?.
Falënderimi i takon Allahut Azze ue Xhel-le.
Nëse bashkëshortët
mallkojnë njëri-tjetrin, asnjëri prej tyre nuk bëhet apo është i ndaluar për njëri-tjetrin
si pasojë e mallkimit, po ashtu as martesa nuk anullohet dhe divorci nuk ndodh
si pasojë e kësaj. Mirëpo mallkimi i tij ndaj saj dhe mallkimi i saj ndaj tij
është gjynah i madh, prandaj për këtë ata duhet të pendohen dhe ti kërkojnë
falje Allahut Azze ue Xhel-le, për atë që kanë bërë dhe po ashtu ata duhet ti
kërkojnë falje njëri-tjetrit për mallkimet e bëra ndaj njëri-tjetrit.
Allahu na dhëntë
sukses.
Paqja dhe Bekimet e Tij qofshin mbi të
Dërguarin e Tij të fundit për mbarë njerëzimin, mbi familjen e tij dhe gjithë
shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndoqën dhe e ndjekin rrugën e tij deri
në Ditën e Gjykimit.
Komisioni i Përhershem për Fetva. Nr 8823.
Shejkh : Abdul-Aziz Bin Baz rahimehullah
Shejkh: Abdul-Rrezak Affifi rahimehullah
Shejkh: Abdullah Ibn Gudejan rahimehullah
Shejkh Abdullah ibn Kud rahimehullah
Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 22 Rebb’i 1 1434
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.