Monday, February 4, 2013

Gra të zhveshura dhe mallkuese


Gra të zhveshura dhe mallkuese
Pyetje:
Ç’gjykim ka për një burrë kur gruaja e të cilit del jashtë në rrugë pothuajse e zhveshur; me një veshje të lehtë-hollë, të shkurtër dhe transparente (dmth zbulon pjesët e trupit)? Dhe po ashtu ç’gjykim ka ajo grua që flet fjalë mallkuese në shtëpinë e burrit dhe i mallkon fëmitë e saj? Ju lutem të na këshilloni Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Përgjigje:
Së pari: Është Haram (e ndaluar) për gratë të dalin jashtë në rrugë me rroba të lehta që nuk e mbulojnë dhe nuk e mbajnë të fshehur formën e trupit të tyre. Është obligim mbi Ualit (kujdestarët) e tyre që ti urdhërojnë ato të jenë të ndershme dhe ti ndalojnë për të mos i lënë të dalin jashtë në rrugë me këto lloj veshjesh.

Së dyti: Nuk lejohet që një grua (apo nënë) ti mallkojë fëmitë e saj qoftë kjo në shtëpinë e burrit apo kudoqoftë ajo.

Allahu na dhëntë sukses. 
Paqja dhe Bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij të fundit për mbarë njerëzimin, mbi familjen e tij shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndoqën dhe e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.


Komisioni i Përhershem për Fetva. Nr 8366.
Shejkh : Abdul-Aziz Bin Baz rahimehullah
Shejkh: Abdul-Rrezak Affifi rahimehullah
 Shejkh: Abdullah Ibn Gudejan rahimehullah
Shejkh Abdullah ibn Kud rahimehullah

Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 23 Rebbi’1 1434

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.