Wednesday, February 27, 2013

Parandalimi nga diskutimet në forumet e internetit | Shaykh 'Abdul-'Azeez al...






Postuar me 19 Shkurt 2013


Pyetësi:
Allahu ju shpërbleftë dhe ju bekoftë me mirësitë e Tij të mira ndaj jush.
Pyetja e tretë thotë:

"Cila është mënyra e saktë për përhapjen e dijes së saktë dhe të shmangjes (apo parandalimit) prej mos përfshirjes (marrjes pjesë) në fitnet e forumeve të internetit? Allahu ju bekoftë."

Shejkh Abdul-Aziz el-Bure'i  hafidhehullah:

Mënyra - Allahu ju bekoftë - është që nxënësi i dijes ta zë veten e tij me kërkimin e diturisë. Kërkime shkencore në fikh, akide dhe tefsir, Po. Ai e mbledh një temë për ne dhe diskuton provat e saj. Ai e drejton një pyetje dhe përgjigjen e saj e merr prej fjalës së dijetarëve. Ai i sjell apo i paraqet problemet e komunitetit dhe përgjigjen e saj e merr prej Fjalës së Allahut, fjalës së të Dërguarit të Tij – Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - dhe fjalës së dijetarëve. Ai e zë veten e tij me kërkime të dobishme.

Ai nuk e zë veten e tij gjithë kohën me internet, në një mënyrë të tillë saqë (ai qëndron gjithë kohën e tij) vetëm duke lexuar artikuj nëpër internet dhe më pas ai vazhdon e komenton për këtë dhe për atë, duke u grindur me këtë dhe atë apo jo kështu apo ashtu ... etj dhe duke diskutuar me një apo me një tjetër (në internet). 

Dhe kështu ai shton një deklaratë të tijën dhe po kështu një tjetër, e një tjetër deklaratë shton nga dita në ditë. Dhe ai ka (gjithë kohën) një diskutim të vazhdueshëm në këtë website dhe një diskutim tjetër në një faqe interneti të dytë, të tretë dhe të katërt dhe ai gjithmonë ka nevojë për të parë atë që të tjerët i përgjigjën këtij në këtë website dhe në websitet e tjera… 

Ky është një labirint, Allahu të bekoftë, një labirint! Ky kurrë nuk përfundon. Ky është një labirint që nuk mbaron! Në vend të kësaj merru me kërkime shkencore. 

Nëse vërtetë ju duhet të shkruani në internet: vendosni artikuj të mirë, po. Kushdo që e dëshiron dijen, i lexon këto. Dhe ata duhet të jenë artikuj të shkurtër, jo të gjatë e të lodhshëm. Ata duhet të jenë të dobishëm. Si kjo, Allahu të bekoftë. Nëse tema ka disa pjesë, atëherë çdo pjesë jepni një emër që lexuesi mund të përfitoj nga ajo dhe kështu kjo nuk i merr shumë kohë atij. 
Në këtë (mënyrë) ju do të gjeni dobi me lejen e Allahut. 

Allahu ju bekoftë.


Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 17 Rabbi’2 1434
BaarakAllahu Feek

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.