Gjykimi mbi thënien
"Ai ishte Kurani që ecte mbi Tokë."
"Ai ishte Kurani që ecte mbi Tokë."
Author: Shejkh Rabi ibn
'Hadi el-Medkhali (hafidhahUllahu Teala)
Burimi: Fetava në Akide
dhe Menhexh.
Pyetje:
Ne dëgjojmë prej gjuhëve të disa ligjëruesve (kur përshkruajnë karakterin / Moralin) e të Dërguarit të
Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, duke thënë se:
"Ai ishte Kurani që ecte mbi
tokë."
Kuptimi se: Ai i zbatoj normat dhe rregullat e Kuranit.
Cili është
gjykimi i kësaj thënie?
Përgjigje:
Është obligim që ne të
themi se,
"Karakteri / Morali i tij ishte Kurani, [1]" sikurse 'Aisha
(Radija-Allahu anha) ka thënë.
"Kurani është Fjala e Allahut dhe nuk është
krijuar; ndërsa Muhamedi është një njeri
/ krijesë i cili është krijuar."
Kjo nuk i takon askujtë
(dhe as duhet) të thuhet se, ("Ai ishte Kurani që ecte mbi Tokë,") apo gjëra tjera të ngjashme me këtë.
Kjo është sepse ne jemi
në luftë me Mutezilet dhe me të tjerë si ta, mbi deklaratat e tyre se Kurani
është i krijuar. Kështu që si mundet që ne (njerëzit e Sunetit) të hedhim apo
përhapim thënie apo deklarata të tilla si kjo?
Ne themi se i Dërguari
i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i zbatoj normat dhe rregullat e Kuranit
dhe se karakteri dhe morali i tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) buronte nga
Kurani, ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) veproj në përputhje me të dhe
besoj në të.
Kjo thënie, ("Ai ishte Kurani që ecte mbi tokë",
si ide (shpikje) vjen) prej sloganëve (dmth; njerëz që shpikin dhe sajojnë thënie të
tilla dhe parulla) perëndimore ku njerëzit i ndjekin ata verbërisht.
Dhe Allahu Azze ue
Xhel, e di më së miri.
Përshtati dhe përktheu:
Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër June 8, 2012
Albania
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.