Wednesday, June 20, 2012

" Ne jemi duke i kthyer çështjet tona tek Komisioni i Përhershëm"



Shejkh: Ahmed ibn Umer Bazmul (hafidhahUllahu teala)
Pyetje & Përgjigje (pjesa 1 rë)
Përshtati 
në Shqip: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër June 20, 2012
Albania


Pyetja e tretë:





Ne e njohim virtytin e Komisionit të Përhershëm të Dijetarëve në Arabinë Saudite dhe se ata janë ato që posedojnë dije dhe virtyt të lartë, dhe që janë kthyer në ato Nauazil (dmth në çështje madhore për Ummetin ). Por megjithatë nëse disa individë, refuzuhen nga disa prej njerëzve të dijes, si: Shejh Rabia ose Shejh Ubejd hafidhahUllah, ata thonë se:

" Ne jemi duke i kthyer çështjet tona tek Komisioni i Përhershëm, "

Kështu që, cili është gjykimi juaj në lidhje me këtë?

Përgjigje:

Komisioni i Përhershëm ka Ulemah (Dijetarë). Dhe se ata janë Dijetarë mëse të njohur mirë, sikurse; Shejkh Abdul-Aziz Ali-Shejkh hafidhahUllah, e si Shejkh Salih el Feuzan hafidhahUllah. Por megjithatë, ky pyetës i cili thotë se: " Ne jemi duke i kthyer çështjet tona tek Komisioni i Përhershëm," i themi se nuk ka asgjë të keqe me kthimin e çështjeve tek Ulemat (Dijetarët), dhe se nuk ka asgjë të keqe duke e bërë një pyetje në më shumë se një Dijetarë. Por megjithatë, ne i themi këtij pyetësit, ti e le fetvan e Shejkh Rabis dhe pastaj shkon tek Komisioni i Përhershëm që ti pyesësh ata, nuk ka asgjë të keqe me këtë. Por sidoqoftë, është detyrë (obligim) që ju t’ua jepni të plotë përshkrimin e pyetjes, ashtu siç e di dhe Shejkh Rabija përshkrimin e plotë të saj dhe çështjen në detaje.

Çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë se, mbase Shejkh Rabija mund të thotë në lidhje me një çeshtje, se kjo është bidat dhe devijim, dhe kjo (është) prej asaj që ai e di, dhe prej asaj se ai i njeh trillimet dhe planet e kurdisura që ndodhin dhe mund të ndodhin prej njerëzve të dëshirave, të cilët përpiqen duke përfituar nga situata. Kështu që Komisionit të Përhershëm të Dijetarëve ndoshta mund t'i kërkohet një fetava në lidhje me një çështje e cila nga pamja e jashtme duket se është e mirë, dhe në ç'rast ata thonë se nuk ka asnjë problem me këtë. Kjo është për shkak se ju nuk u përmendet dhe përshkruat atyre në detaje dëmin (e situatës) dhe se ju nuk i keni përmendur disa prej këndvështrimeve, ku të cilat në qoftë se do të ishin përmendur, do të kishin një ndikim në gjykim [dmth që ju fshehët (prej pyetjes tuaj) tek grupi i dytë i dijetarëve, atë që nuk ishte e fshehur tek grupi i parë i dijetarëve!].

Kështu që për shembull, në qoftë se Shejkhu (dmth Rabija) thotë për një çështje, "Kjo çështje është bidat" dhe më pas Komisioni i Përhershëm dhe disa të tjerë prej njerëzve të dijes si Shejkh [Abdul-Muhsin el-Abbad] thonë se, "Kjo çështje nuk është një bidat"këtu unë them; se të dyja këto janë të sakta, dhe nuk ka asnjë kontradiktë mes dy prej tyre.

E vetmja kontradiktë këtu, është në pyetjePra, të dyja këto janë të sakta sepse Shejkh Rabia hafidhahumUllah, gjykoj mbi këtë çështje, ashtu si dhe Komisioni i Përhershëm ose Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad apo Shejkh Salih Suhejmi hafidhahumUllah, nëse ata thonë se, "Kjo çështje është e saktë dhe nuk ka asgjë të keqe me të," ato vetëm që kanë gjukuar duke u bazuar në pyetjen që erdhi për ta, ku në të cilën aspektet negative të pyetjes nuk u përmendën në detaje.

Le të japim një shembull në lidhje me këtë. Për shembull Shejkh Rabia deklaron se Ebul Hasen el Ma’ribi është bidatçi dhe dijetarë të tjerë të cilët janë të njohur të jenë me Sunnetin, nuk e deklarojnë atë bidatçiA ka ndonjë kontradiktë ndërmjet tyre? Ne themi: Jo. Se Shejkh Rabia e njifte dhe e dinte mirë gjendjen e Ebul Hasen el-Ma’ribiut para se ta deklaronte atë bidatçi, dhe të tjerët nuk dinin prej tij (dmth Shejkh Rabisë) kushtet, përse ai e deklaron atë bidatçi. Ndoshta ata vetëm që kanë dëgjuar disa thashetheme apo disa gjëra duke u përhapur për rreth (por jo të vërtetën). Dhe mbas kësaj vetë Ebul Ha’sen do të shkojë tek ta, dhe do ta bëjë të dukshme (veten e tij) për ta se ai është në Sunnet, dhe kështu që ata do ta gjykojnë atë, prej asaj çfarë ai e bëri të dukshme (qartë) tek to.

Dijetarët nuk e din të fshehtën, ata janë vetëm qenie njerëzore dhe ata bëjnë gjykime në përputhje me atë që ata shohin dhe dëgjojnë. Pra, për shkak të kësaj, ne i themi këtij pyetësit:  

Frikesoju Allahut, në vetvete, dhe frikësoju Allahut, në lidhje me Dijetarët, dhe frikësoju Allahut, në lidhje me Fenë tënde dhe vëllezërit tuaj që ti po përpiqesh ti humbasësh ato, me të tilla çështje sikurse kjo!

Dhe kjo është ajo çfarë kuptohet prej deklaratave të disa prej dijetarëve,

"Kushdo që prej dëshirës së kotë sillet përreth për të blerë dhe gjetur mendime të ndryshme tek Dijetarët bie në herezi".

Kuptimi; kushdo që bën të tilla veprimeve prej këtyre, ai përngjan në veprimet e fasikut (dmth gjynahqarit të pabindur). Pra, ju e pyesni Shejkh Rabinë për diçka dhe ju e merrni fetvanë e tij mbi këtë çështje, dhe pastaj shkoni tek një tjetër dijetar duke kërkuar një tjetër fetva për shkak të disa dëshira të kota brenda vetes, e jo prej frikës së Allahut Azze ue Xhel. Sepse nëse ju e doni të vërtetën dhe çfarë është e saktë, ju e dini atë se fjala e Shejkh Rabisë - në të shumtën e rasteve - me argumentin dhendershmërinë e tij, (gjykimi i tij) është pranuar në mesin e dijetarëve. Kështu që, përse ju po kërkoni aty këtu për fatava , a sepse ju doni të shkoni (dilni) në përputhje me dëshirën dhe  justifikimet tuaja dhe të atyre që pajtohen me ju.

O vëllai im, ti e din se Shejkh Rabia e ka deklaruar filanin dhe filanin të jenë bidatçi për shkak të devijimeve të tyre, dhe ti e din këtë. Pastaj ti shkon tek një tjetër dijetar i cili nuk e deklaron atë një bidatçi, por ai lavdëron atë,  prandaj dije atë që ti je duke bërë gjynah në shumë aspekte.

Së pariTi ke fshehur disa të vërteta (në pyetjen tëndë) prej këtij dijetari.

Së dytiJu do ta mbani peshën e të gjithë atyre që vihen në sprovë prej kësaj pyetjeje që ju [në mënyrë mashtruese] e pyetet atë dijetar.

Së treti: Ti je duke luajtur me Fenë e Allahut Azze ue Xhel,

Së katërtiMe këtë mënyrën tënde, ti i ke hapur një derë të keqes për gjithë njerëzit e afërt (të komunitetit tënd), dhe i ke devijuar ata.
Pastaj gjithashtu e dimë se Shejkh el-Abbad, apo për shembull, Shejkh Suhejmi ose të tjerë përveç tyre të cilët mund ti kenë lavdëruar [ata], dhe në anën tjetër Dijetarë të tjerë të cilët e kanë deklaruar (shpallur haptazi) devijimin dhe humbjen e tyre nga rruga e drejtë, ata janë të falur, sepse ata nuk i dinë çështjet e tyre të detajuara dhe se ata nuk e dinë të fshehtën.
   
Gjithashtu ai që di është dëshmi (argument) kundër atij që nuk di, dhe ai që kritikon ka argument (fakte) shtesë, kun ë ç’rast ai që vlerëson nuk i posedon (apo i ka) për personin që ai po lavdëron, pra në këtë rast ai i cili lavdëron apo vlerson lirohet prej përgjithsisë (dmth ka justifikim). Dhe për këtë arsye, Ulematë përmendin se nëse një dijetar  jep një fetva dhe gabon, ai në kët rast ka një shpërblim dhe në qoftë se ai jep fetva dhe është i saktë (dmth ia qëllon), atëherë ai ka dy shpërblime, ashtu siç vjen në Hadith.

Gjithashtu ai që ndjekë verbërisht (dmth. person i zakonshëm (i thjeshtë) që nuk e ka aftësinë që t'i hulumtojë argumentet) dhe e di se ky dijetari ka gabuar por ai gjithsesi e ndjek atë, atëherë ky ndjekës i verbër po mëkaton dhe në këtë rast, ju jeni njësoj si ky.

Prandaj, - Pasha Allahun - bëni kujdes në Fenë tuaj, dhe bëni kujdes me njerëzit, dhe bëni kujdes me Dijetarët tanë. Le të mos e fillojmë ne këtë fatkeqësi dhe këtë konfuzion, të gjitha për shkak të disa përfitimeve personale apo monetare.

Me të vërtetë Feja e All-llahut, është me vlerë dhe është e ruajtur - me lejen e All-llahut - dhe në fund të ditës ju vetëm dëmtoni veten tuaj.

FUND.


Në linkum e më poshtëm është një ligjëratë e mbajtur nga / 
Shejh: Ahmed ibn Umer Bazmul (hafidhahUllahu teala)
http://ebujusuf.blogspot.com/2012/05/principles-every-salafi-should-know.html

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër June 20, 2012

I lus vëllezërit që ta lexojnë më shumë se një herë, në mënyrë që të jetë sa më e lehtë për tu kuptuar.
Dhe se as unë nuk jam përfekt, unë gaboj, dhe për këtë i kërkoj falje Allahut Azze ue Xhel.
Lus Allahun, t'më gjykojë dhe t'më shpërblej për çfarë kam pasur për qëllim.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.