Si ta mbroni veten nga syfaqësija - Rijaja
Shejh Zejd Ibn Muhammed Ibn Hadi el-Medkhali hafidhahUllah, është pyetur:
Si e distancon Besimtari veten e tij prej ekspozimit të veprave të tij?
Dhe a e dëmton atë lavdërimi i njerëzve për shkak të adhurimit të tij?
Shejhu u përgjigj:
"Veprat gjykohen
sipas qëllimeve"
Sa për personin që njerëzit e lavdërojnë atë për shkak të kryerjes së veprave të mira, dhe ai nuk i ka bërë këto vepra përveç se të kërkojë kënaqësinë e Allahut, atëherë aprovimi dhe lëvdata e njerëzve për të, është një dëshmi (pohim) për atë çfarë ai është, dhe se kjo nuk e dëmton atë.
Megjithatë, nëse ai vë re diçka në zemrën e tij, kur njerëzit e lavdërojnë dhe e përgëzojnë atë ose kur ai dëgjon se dikush e lavdëron atë, nëse ai vëren diçka si habi në zemrën e tij sikurse vetëkënaqësi ose syfaqësi, atëherë ai duhet t'i drejtohet Allahut Azze ue Xhel, dhe ai duhet të thotë duanë që është transmetuar nga i Dërguari i Allahut (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që ka thënë:
O All-llah! Unë kërkoj strehim tek Ti nga të bërit shirk me vetëdije (dhe dituri) dhe të kërkoj Ty falje për atë që nuk e di.”(1)
Vërtetë, që me Vullnetin e Allahut, kjo do të largojë atë që është në zemrën e tij prej dobësisë apo syfaqësisë, me Fuqinë e All-llahut Azze ue Xhel.
(1):trs: Ahmedi 4/403 dhe te tjerë, Sahi el-Xhami 3/233 dhe Albani ne Sahih Et-Tergib ue Et-Terhib 1/19
Burimi: El-‘Ikd El-Munadil El-Xhedid (1/28)
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër Janar, 2012.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.